Kronika 18 April 2026, 11:17 Nga VNA

"Më rrezikohet jeta...", Durim Bami trasferohet në burgun e Fushë Krujës

Ndaje në Whatsapp
"Më rrezikohet jeta...", Durim Bami trasferohet në burgun e

Durim Bami, i konsideruar si i “forti” i Niklës është trasferuar nga paraburgimi 313 në Tiranë në qelitë e burgut të Fushë Krujës. Vendimi për ta trasferuar u firmos nga drejtori i ri i Burgjeve, Adriatik Kupi, ndërsa drejtori i mëparshëm Klevis Qose e kishte refuzuar këtë lëvizje për shkak të rrezikshmërisë së personit. Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami pretendoi se i rrezikohej jeta, pasi ishte vendosur në të njëjtin paraburgim që ndodheshin dhe personat që kishin bërë plane për ta vrarë.

Bami akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK ai akuzohet se po përgatiste planin për të vrarë ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa në 2021 Bami bashkë me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit (u vra më vonë), lidhje të Ervis Martinaj.

SPAK e akuzon Bamin edhe për kultivim të hashashit në Nikël dhe Bubq të kryer në bashkëpunim me ish-oficerin e forcave RENEA, Altin Morina.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme