Kronika 24 Nëntor 2025, 12:34 Nga VNA

Me vrasjen e saj do paguante borxhet/ Zbardhen mesazhet e bashkëshortit të Liridona Ademajt me ekzekutorin: Shok, do kryhet nesër!

Ndaje në Whatsapp
Me vrasjen e saj do paguante borxhet/ Zbardhen mesazhet e bashkëshortit

Është mbajtur sot seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku janë zbuluar të tjera prova që provojnë lidhjen e tij me ekzekutorin, Granit Plava.

Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviq ka zbardhur komunikimet që kanë pasur Naim Murseli dhe Granit Plava, disa ditë radhazi para se të ndodhte vrasja. Para trupit gjykues, ajo ka prezantuar prova edhe se si natën e vrasjes, Granit Plava kishte qenë prezent në të njëjtin restorant me Naim Murselin e familjen e tij.

“Dhe prova tjetër është, për thirrjet telefonike nga telefonat e të pandehurit nga Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët kanë qenë të qasshme, pasi të gjithë e dimë që dy telefona të Naim Murselit dhe të te ndjerës Liridona Murseli. janë zhdukur në mënyrë misterioze atë natë kur ka ndodhur rasti. Në WhatsApp, janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe të të pandehurit Naim Murseli dhe sipas provave të gjetura, ata kanë qenë duke komunikuar nga 23.11.2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24.11.2023, 25.11.2023, 26.11.2023, 27.11.2023 dhe në datën e ndodhjes së vrasjes më 29.11.2023.

I pandehuri Naim Murseli ka dërguar një mesazh Granit Plavës me një mesazh: “shok, sigurisht kryhet nesër, a të ka thënë shtëpia për paradite”, pas kësaj ndërmjet të të pandehurve, ka vazhduar edhe thirrja me telefon dhe thirrja e fundit e cila është shkëmbyer, ndërmjet të të pandehurit Naim dhe Granit ka ndodhur ndërmjet rrjetit social WhatsApp 29.11.2023 në 19:01, ku kanë biseduar 28 sekonda. Dhe duke shikuar videon-incizimet të cilat janë marrë, kjo është koha kur të dy, Naimi nga njëra anë me familjen dhe Granit Plava nga ana tjetër, kanë qenë ne restorantin Etnokuqa në Graqanicë” ka thënë ajo.

Më tej, prokurorja ka theksuar se pas kësaj, i pandehuri i dytë, Granit Plava, ka paguar llogarinë dhe ka dalë nga restoranti, ka hyrë në veturën e tij dhe e ka pritur Naimin me familjen e tij dhe ka filluar t’i përcjell.

“Nga inicizimi mund të shihet ardhja e Naimit me familjen e tij, si dhe ardhja e Vrajit Plavë pak më pas. Si dhe shkuarja e tyre nga ai restorant. Kamerat e këtij restoranti, inicizojnë si brendësinë dhe hapësirën e jashtme, ku shumë mirë shihet në cilën tavolinë ishin të ulur dhe gjithashtu ato mund të inicizojnë pamjen e hapësirave, e parkingun e restorantit dhe shume mirë shihet vetura e të pandehurve të Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe ajo kohë kur Granit Plava ishte dalë i pari nga ai restorant dhe ka pritur në veturën e tij që të dalë Naimi me familjen e vet, dhe pasi që ata janë nisur me veturë, ky i ka përcjell më pas”, ka thënë ajo.

Po ashtu, mësohet se prokurorja ka zbuluar se është gjetur edhe gëzoja e plumbit që u shkrep ndaj Liridonës, ndërsa shtoi se do të administrohet si provë nga gjykata.

“Gjatë vrasjes së Liridona Ademajt është shkrepur një plumb dhe që është gjetur gërzhoja e atij plumbi, i propozoj gjykatës, që të vazhdojmë me administrimin e këtyre provave”, ka shtuar prokurorja.

Prokurorja në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka treguar edhe se sa kishte qenë vlera e borxheve që kishte Naim Murseli.

“369.968.77 euro [borxhi] dhe gjatë dëshmisë së vet të pandehurit, informata te cilat i ka dhënë hetuesve policor, në njësinë e paraburgimit, ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizik në vlerë prej 106 mijë euro, që do te thotë që vlera e përgjithshme e borxhit të të pandehurve në mars të vitit 2024, kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiarë ka qenë 475,968,77 euro“, ka thënë ajo.

Prokurorja gjatë administrimit të provave foli edhe për përgjigjen që kanë marrë nga Shteti suedez lidhur me sigurimin jetësor të Liridonës.

“Dhe më tej, prova tjeter është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, i cili na vërteton që nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar që Liridona Murseli ka pasur një sigurim jetësor me fillim të vlerësishmërisë 25 qershor 2022, në vlerën prej 3 milionë të kruneve suedeze (rreth 272 mijë euro ), në të cilat nuk është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të humbjes së jetës dhe në këto raste sipas ligjit, nëse nuk ka vartës pas vdekjes së saj, sipas ligjit më Suedi, shfrytëzuesi do të ishte bashkëshorti”, ka thënë prokurorja.

Video

Protestat e fermerëve në Greqi po përshkallëzohen dita-ditës, me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore në mbarë vendin. Ndërsa mobilizimet vazhdojnë të rriten, vëmendja është përqendruar te mbledhja e Komitetit Panhelenik javën e ardhshme, ku pritet të përcaktohet strategjia dhe kërkesat për zgjidhje konkrete. Bllokime të shumta janë regjistruar në Thesali, Greqinë Qendrore dhe Akaia, ndërsa sipas fermerëve, veprime edhe më radikale, si bllokimi i porteve dhe doganave, janë në shqyrtim. Aksi ndërkombëtar Kakavijë–Janinë mbetet i bllokuar, duke lejuar vetëm lëvizje emergjente dhe urgjenca mjekësore. Fermerët deklarojnë se kërkojnë masa urgjente dhe theksojnë se nuk pranojnë dialog formal pa rezultate të prekshme. Nga ana tjetër, qeveria paralajmëron masa të forta ndaj veprimeve agresive dhe përplasjeve me policinë, të cilat janë shfaqur gjatë përpjekjeve për të bllokuar edhe aksesin drejt aeroporteve. https://www.vna.al/rajoni/fermeret-greke-intensifikojne-protestat-bllokime-masive-ne-rruge-dogana-d-i17605

Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së publikoi pamje nga operacioni i ndalimit të një anijeje të lidhur me një kartel trafiku droge, që transportonte rreth 20,000 paund kokainë në Paqësorin Lindor. Në videot e publikuara shihet një snajperist i Rojës Bregdetare që godet motorin e skafit për ta çaktivizuar, duke lejuar më pas që një anije tjetër me forcat speciale të kryejë arrestimin e ekuipazhit. Operacioni tregon koordinimin e forcave amerikane për të parandaluar trafikun ndërkombëtar të drogës.

Këto janë pamjet kur një i moshuar në Durrës ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij me shkop druri. 70-vjeçarja shihet duke ikur me vrap nga shkallët e banesës në lagjen nr. 17, ndërsa i moshuari e ndjek me shkopin në dorë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes çiftit, dhe si pasojë e sulmit gruaja pësoi dëmtime të rënda fizike, duke u dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë. https://www.vna.al/kronika/tentoi-te-vriste-bashkeshorten-arrestohet-76-vjecari-ne-durres-i17596

Greqia prej disa ditësh po përballet me një situatë të rënduar atmosferike, e shoqëruar me stuhi dhe reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar përmbytje të gjera në disa zona të vendit. Për shkak të nivelit të lartë të ujërave, qindra banorë janë detyruar të evakuohen, ndërsa shumë banesa dhe biznese ndodhen nën ujë. Situata është më problematike në Farsalë, ku lumi ka dalë nga shtrati duke rrezikuar zonat e banuara, çka ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë menjëherë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme