Kronika 19 February 2026, 10:02 Nga VNA

Mbi 103 mijë veshje të falsifikuara kapen në Durrës, goditet rasti i cënimit të pronësisë intelektuale

Ndaje në Whatsapp
Mbi 103 mijë veshje të falsifikuara kapen në Durrës, goditet

Mbi 103 mijë veshje të dyshuara si të falsifikuara janë sekuestruar në portin e Durrësit, në një operacion të zhvilluar nga Drejtoria e Antikontrabandës në bashkëpunim me degën doganore Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet goditën një rast të cënimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, duke bllokuar një sasi të konsiderueshme mallrash që mbanin marka të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein.

Mes produkteve të bllokuara kishte gjithashtu bluza sportive me logo të ekipeve të njohura europiane.

Autoritetet doganore kanë bërë bllokimin e menjëhershëm të mallit dhe kanë nisur procedurat përkatëse ligjore ndaj subjekteve përgjegjëse.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme