Kronika 10 February 2026, 15:33 Nga VNA

Mbetjet e rrezikshme të Kurum, Ministria e Mjedisit ende pa plan të qartë për asgjësimin e tyre

Ndaje në Whatsapp

Mbetjet e rrezikshme të Kurum, Ministria e Mjedisit ende pa plan të

Ministria e Mjedisit duket se ende nuk ka gjetur një zgjidhje se ku do t’i asgjesojë mbetjet e rrezikshme të Kurum që ndodhen në Durrës.

Këtë e la të kuptohet ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, i cili tregoi dy mënyra për asgjësimin e tyre, por që ende nuk ka një përcaktim të saktë se kur mund të veprohet.

“E para, nëse do të vlerësohet se do të ketë një eksport të këtyre mbetjeve, për t’u asgjësuar në subjekte të huaja, Ministria e Mjedisit do të angazhohet me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për të plotësuar të gjithë dokumentacionin ligjor për ta kryer këtë proces. E dyta, nëse në vlerësimin e ekspertëve do të duhet që këto mbetje të asgjësohen në territorin e Shqipërisë, Ministria është e gatshme të japë mbështetjen e saj”, tha ai.

Pra, bazuar në deklaratën e Jaupajt, kuptohet se ministrisë i duhet ende kohë, pasi ndodhet më shumë në fazën e opsioneve sesa në atë të një plani konkret veprimi. Kjo vonesë vjen në një moment kur ekspertët kanë bërë thirrje publike për veprime të menjëhershme, duke paralajmëruar se mbajtja e mbetjeve në kontenierë përbën një rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe për mjedisin.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme