Kronika 25 October 2025, 08:57 Nga VNA

Mbeti i vrarë për një kafe në Manëz, Flori Paluçi ishte nën hetim në Itali për tentativë vrasjeje

Ndaje në Whatsapp
Mbeti i vrarë për një kafe në Manëz, Flori

Flori Paluçi, 33-vjeçari që u vra me armë zjarri tre ditë më parë në Manëz të Durrësit pas një konflikti për një kafe, rezulton të ketë qenë i njohur për autoritetet italiane. Sipas mediave në Itali, ai ishte nën hetim nga Prokuroria e Perugias për një tentativë të dyfishtë vrasjeje të ndodhur më 19 qershor të këtij viti para një lokali në Perugia. Hetimet atje zbuluan se ngjarja kishte lidhje me larje hesapesh për çështje droge, dhe që nga ajo ditë Paluçi ishte zhdukur nga Italia, pa lënë asnjë gjurmë, edhe pse ishte shpallur në kërkim.

Sipas raportimeve italiane, 33-vjeçari kishte braktisur rajonin e Umbrias dhe ishte kthyer në Shqipëri, ku më pas gjeti vdekjen në një tjetër përplasje, sërish para një lokali. Policia shqiptare thotë se ngjarja në Manëz ndodhi për motive të dobëta: një debat për mënyrën e përgatitjes së ekspresit mes kamarierit Alteo Pepa dhe 21-vjeçarit Daniel Pepa. Në konflikt u përfshinë edhe Flori Paluçi dhe shoku i tij, Erald Cani.

Pas debatit, Daniel Pepa u largua nga lokali dhe u kthye më pas me Aranit Kurtin dhe Ergi Kadiun. Në momentin që tentuan të hynin brenda, Paluçi qëlloi në tokë me armë, por Pepa iu përgjigj me zjarr të drejtpërdrejtë, duke e plagosur rëndë. Gjatë përleshjes fizike që pasoi, Paluçi reagoi me armë, duke vrarë Aranit Kurtin, ndërsa vetë mbeti i vrarë pak çaste më pas nga plumbat e Daniel Pepës. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se 21-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me 30-vjeçarin Gezim Allçi, të dy të armatosur, të cilët janë ende në kërkim nga policia.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme