Kronika 27 August 2025, 15:32 Nga VNA

Mbetet në burg Kevin Nora, shkaktari i aksidentit ku humbën jetën motrat Dhimaku

Ndaje në Whatsapp
Mbetet në burg Kevin Nora, shkaktari i aksidentit ku humbën jetën

Pas aksidentit të rëndë rrugor në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën dy motrat Rozina dhe Ela Dhimaku, ndërsa mbeti e plagosur rëndë Antonela Zhupa, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë për drejtuesin e automjetit që shkaktoi tragjedinë, 23-vjeçarin Kevin Norra.

Seanca u zhvillua paraditen e së hënës në ambientet e gjykatës. Prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke theksuar rrezikshmërinë e lartë të veprimit dhe faktin se ngjarja ka pasur pasoja të rënda për jetën e qytetarëve. Kërkesa u pranua nga trupi gjykues.

Norra u ndalua menjëherë pas aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës. Sipas burimeve të Policisë Rrugore, ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe ka kryer një parakalim të gabuar, duke humbur kontrollin e mjetit dhe shkaktuar përplasjen fatale.

Ngjarja ka tronditur qytetin e Sarandës dhe mbarë opinionin publik, ndërsa familja Dhimaku është në zi për humbjen e dy vajzave të reja. Ndërkohë, e plagosura Antonela Zhupa ndodhet nën kujdesin e mjekëve, me gjendjen shëndetësore ende të rëndë.

Hetimet për aksidentin vijojnë, ndërsa drejtuesi i mjetit pritet të përballet me akuza të rënda për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur që solli pasojë vdekjen e më shumë se një personi.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme