Kronika 21 December 2025, 09:08 Nga VNA

Mbante pistoletë ndërkohë që qarkullonte me makinë, arrestohet 35-vjeçarja

Ndaje në Whatsapp
Mbante pistoletë ndërkohë që qarkullonte me makinë,

Është arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, e cila qarkullonte e armatosur me armë zjarri pistoletë.

Sipas Policisë, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetase që lëvizte e armatosur, u organizua operacioni, i cili çoi në ndalimin e një automjeti tip “Golf”, në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, në drejtim të hyrjes për qytetin e Rrëshenit.

Gjatë kontrollit të automjetit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasja J. B., 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme