Kronika 22 November 2025, 20:49 Nga VNA

Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

Ndaje në Whatsapp
Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe

Videoja ku denoncohej 69-vjeçari Jorgo Hatia, i cili i veshur si grua theu arrestin e shtëpisë, ka për autore bashkëshorten e nipit të tij.

Shkak i gjithë kësaj situate në fshatin Strum të Toskovecit është një konflikt, i cili më shumë se veprimet e 69-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e neglizhencës së strukturave shtetërore, gjë që ka sjellë edhe ngujimin e dy vëllezërve në konflikt.

Jorgo Hatia ishte denoncuar disa herë në strukturat shtetërore nga vëllai i tij, Riza Hatia, për shkak se kishte ndërtuar një tualet mbi një kanal kullues. 

Konflikti ka precipituar disa herë në dhunë dhe akuza, ndërsa ata që duhet ta zgjidhnin, heshtën deri sa sherri mes vëllezërve mori përmasa të mëdha.

Riza Hatia thotë se konflikti me vëllain mbërriti në këtë pikë pasi strukturat shtetërore nuk bënë detyrën.

“Kanë bërë denoncimin në Policinë e Roskovecit, pas tre ditësh ka ardhur punonjësi i hipotekës në bashki, Soni Kosaçi dhe nuk ka vepruar. U veprua vetëm pas tre muajsh. Po të ndërhyej që kur bëra denoncimin nuk do të ishim sot duke kaluar në karvan vuajtjesh prej një viti e gjysëm”, thotë Jorgo Hatia.

Nusja e nipit të Jorgo Hatias, i njohur edhe me emrin Mehmet, thotë se videon që tregonte xhaxhain e bashkëshortit të veshur si grua duke thyer arrestin e shtëpisë, u detyrua ta realizonte sepse donte të mbronte familjen e saj.

“Nëse njerëzit do ta dinin problemin tim, besoj se do më cilësonin spiune. Kur ai fut burrin tim në burg, kur fut vjehrrin, dhunon vjehrrën dhe don të penalizojë familjen time, atëherë çfarë të bëj?”, shprehet Klarisa Hatia.

Familja Hatia i bën apel strukturave të larta shtetërore të mos neglizhojnë konflikte të tilla, pasi nëse do të ishte ndërhyrë në kohë, situata nuk do të kishte arritur deri në këtë pikë, ku familjet e dy vëllezërve jetojnë mes dhunës dhe kërcënimeve të përditshme./shqiptarja.com 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme