Kronika 31 Korrik 2025, 14:52 Nga VNA

“Masakroi me thikë të dashurën dhe i vuri zjarr banesës, Gjykata lë në burg 31-vjeçarin

Ndaje në Whatsapp

“Masakroi me thikë të dashurën dhe i vuri zjarr

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj shtetasit Ilirjan Selmani, 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Sipas organit të akuzës, Ilirjan Selmani dyshohet se ka vrarë me thikë 52-vjeçaren Kozeta Teço, me të cilën kishte një lidhje intime prej afro tre vitesh, dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së saj në Pogradec me qëllim fshehjen e gjurmëve të krimit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e datës 28 korrik 2025 dhe fillimisht u raportua si një aksident me pasojë vdekjen nga asfiksia për shkak të zjarrit.

Megjithatë, pas kqyrjes së trupit të viktimës nga ekspertët mjekoligjorë u konstatuan shenja të dukshme dëmtimi të shkaktuara me mjet prerës, çka çoi në rihapjen e hetimeve dhe ndërtimin e pistës së një vrasjeje të qëllimshme. Policia më pas identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar, i cili u kap disa orë pas ngjarjes në banesën e tij.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme në Korçë, mbrojtësi ligjor i Selmanit, avokati Denis Mekolli, deklaroi se klienti i tij nuk ka pranuar në asnjë moment autorësinë e krimit, as gjatë marrjes në pyetje nga policia dhe as përpara gjykatës. Sipas tij, 31-vjeçari ka shprehur keqardhje për vdekjen e viktimës dhe ka pohuar se marrëdhënia me të ishte vetëm në nivel njohjeje, duke mohuar bashkëjetesën.

“Klienti im është një djalë i qetë, i ardhur nga një familje e mirë dhe nuk ka kapacitetin për të kryer një krim të tillë. Ai nuk e ka pranuar kurrë autorësinë e veprës penale”, u shpreh avokati Mekolli. Ai shtoi se nuk ka prova të mjaftueshme që të mbështesin akuzën e ngritur dhe se mbrojtja do të kërkojë sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka dorëzuar pranë gjykatës një sërë provash, përfshirë pamje filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë në zonë, si dhe dëshmi që sipas hetuesve vërtetojnë praninë e të dyshuarit në vendngjarje dhe lidhjen e tij me viktimën.

Ndërkohë, në dëshminë e dhënë më herët në polici, Selmani ka pohuar se lidhja me Teçon kishte kaluar një periudhë të vështirë. Ai ka deklaruar se viktima kishte probleme të shëndetit mendor dhe se shpesh ushtronte dhunë ndaj tij. “E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo shpesh dehej dhe më godiste, por e duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më”, ka thënë ai sipas burimeve nga hetimi.

Ngjarja ka shkaktuar reagim të gjerë në opinionin publik dhe është konsideruar një prej krimeve më të rënda të viteve të fundit në zonën e Pogradecit.

Në një dëshmi të dhënë jashtë kamerave, nëna e të dyshuarit, znj. Sanie Selmani, ka mohuar përfshirjen e të birit në ngjarje. Ajo është shprehur se djali i saj e ndihmonte Kozetën për shkak të gjendjes së saj fizike dhe se nuk ka qenë dakord me marrëdhënien mes tyre, por nuk i kishte kërkuar që të ndaheshin. “Ai nuk e ka bërë këtë krim. Nuk ka prova. Djali im është i sëmurë nga zemra dhe nuk është ashtu siç po e paraqesin mediat”, është shprehur ajo.

Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Masa e sigurisë “Arrest në burg” ndaj Ilirjan Selmanit do të jetë në fuqi deri në përfundimin e hetimeve dhe dërgimin e çështjes për gjykim të plotë penal.

Në pritje të të dhënave të reja, lajmi do të përditësohet.

Video

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme