Kronika 2 August 2025, 12:06 Nga VNA

E vranë dhe e veshën me kostum për ta varrosur/ Tre persona nën akuzë për vrasjen e Anesti Ramës

Ndaje në Whatsapp
E vranë dhe e veshën me kostum për ta varrosur/ Tre persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka nisur hetimet për vrasjen e rëndë të ndodhur më 23 korrik, në fshatin Frashër të Fierit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:16, kur në Sallën Operative Fier u mor një telefonatë për një person të dëmtuar në banesën e tij.

Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, gjeti 56-vjeçarin Anesti Rama të pajetë, në sallonin e shtëpisë. Ai ishte i veshur me kostum dhe këmishë. Hetimet paraprake zbuluan dëmtime të dukshme në fytyrë dhe në pjesën ballore të kokës së viktimës.

Fillimisht, familjarët pretenduan se Rama ishte rrëzuar në tualet. Sipas dëshmisë së vajzës së tij, Emanilda Rama, dhe bashkëshortes, Valbona Rama, ato e kishin gjetur pa shenja jete në tualet, e kishin pastruar, veshur për ceremoninë mortore dhe kishin pastruar vendin e ngjarjes.

Por pas hetimeve të para dhe përdorimit të metodave të avancuara hetimore, Prokuroria përjashtoi versionin e familjarëve dhe arrestoi në flagrancë:

Emanilda Rama, e dyshuar për "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare", kryer në bashkëpunim;
Valbona Rama, e akuzuar për "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës";
Çlirim Dogani, i ndaluar si bashkëpunëtor i dyshuar në vrasje, pasi dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me vajzën e viktimës.
Prokuroria kërkoi dhe mori miratimin e gjykatës për masën e sigurisë “arrest në burg” për të tre personat.

Në një deklaratë zyrtare, Prokuroria e Fierit tha se hetimet do të vijojnë me përkushtim për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të vendosur përpara drejtësisë çdo person të përfshirë në këtë krim të rëndë.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme