Kronika 15 August 2025, 12:18 Nga VNA

Masakra me 3 të vrarë e 1 të plagosur për fajdet, Prokuroria e Gjilanit shpjegon të kaluarën e Mefail Shkodrës e djemve të tij

Ndaje në Whatsapp
Masakra me 3 të vrarë e 1 të plagosur për fajdet, Prokuroria

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dhënë detaje të reja që lidhen me të kaluarën e Mefial Shkodrës dhe dy djemtë të tij, të cilët akuzohen si autorë të masakrës me 3 të vrarë dhe një të plagosur. Për Mefail Shkodrën prokuroria deklaron se nga viti 2000 janë pranuar gjithsej 5 kallëzime penale.

“Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për atë në Prokurorinë Themelore të Gjilanit nga Policia e Kosovës që nga viti 2000 janë pranuar gjithsejt 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit”, njofton prokuroria, sipas medias në Kosovë.

Lidhur me dy djemtë e tij, Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, prokuroria thotë se nuk janë hetuar më herët për ndonjë ngjarje kriminale.

Mefail Shkodra akuzohet se ekzekutoi 3 persona, ndërsa një i 4 mbeti i plagosur rëndë. Viktima mbetën Abedin Hoxha, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, babë e bir, argjendarë të njohur në Gjilan dhe Bujar Hoxha. Masakra dyshohet se ka si motiv konfliktet që lidhen me fajdet.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme