Kronika 26 September 2025, 13:59 Nga VNA

Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i Posaçëm dënon me burg përjetë Fran Marashin

Ndaje në Whatsapp
Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i Posaçëm dënon me burg

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme duke dënuar me burgim të përjetshëm Fran Marashin, një nga autorët e masakrës së Urës Vajgurore.

Masakra ndodhi në Urën Vajgurore pas një mitingu të Partisë Socialiste, teksa forcat e policisë ktheheshin në Berat u qëlluan me armë nga vila e Protoduarëve.

Për pasojë u vranë dhe dogjën në autoblind policët Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami dhe Ilia Bano si u plagosën Thimi Tanku dhe Ylli Dhamo. I vrarë mbeti edhe qytetari Ilir Bani. Për masakrën e Urës Vajgurore janë dënuar me burgim të përjetshëm Musa Protoduari dhe Shkëlqim Protoduari, Fatbardha Protoduari me 25 vjet burg, si dhe janë dënuar po ashtu edhe Sokol Ndreu, Gjovalin Ndreu, Preng Miri dhe Gjelosh Miri.

Komunikim për mediat

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 26.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 61 akti, datë 23.07.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit/ankues F.M., ndaj vendimit nr. 21, datë 10.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1.            Lënien në fuqi të vendimit nr. 21, datë 10.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2.            Ndreqjen e gabimeve materiale të vendimit nr. 21, datë 10.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke saktësuar gjeneralitet e viktimave si vijon: I.N. (I.B.), M.K., A.Sh., A.S., I.B.

3.            Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurit F.M.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme