Kronika 8 Shtator 2025, 17:51 Nga VNA

Masakra e Shkodrës, autori "ushtar" i Lul Kullës. Detajet e një ngjarje, që mori 2 jetë të pafajshme dhe një kameriere e plagosur. Gila: E kisha personale me Erogen Vason

Ndaje në Whatsapp
Masakra e Shkodrës, autori "ushtar" i Lul Kullës. Detajet e

Mëngjesin e kësaj të hëne, Erogen Vaso Brajoviq, ish-futbollist i Vllaznisë dhe ish-president i klubit sportiv Tërbuni, zbret nga shtëpia e tij në zemër të Shkodrës dhe ulet për të konsumuar kafe në lokal “Indromeno” ngjitur me Bashkinë. 

Bashkë me të, në të njëjtën tavolinë ulet Armando Pali, ish-punonjës i IMT-së dhe Liridon Kraja Lushi. 

Erogen Vaso Brajoviq njihej me Palin pasi të dy përgjatë viteve 2011-2015 kanë qenë anëtarë të Këshillit Bashkiak në Shkodër. 

Ndërsa, Lushi ishte dhëndërr në familjen Brajoviq. Teksa bisedonin, një person që udhëtonte me një motorr, e lë të ndezur mjetin, afrohet pranë tavolinës së tyre dhe hap zjarr. 

Në kokë vrasësi mbante skafandër dhe sapo personat e ulur në tavolina e kanë parë, tentojnë të largohen, duke hyrë në ambjentet e brendshme të lokalit. Por ai, i ka ndjekur dhe ka vijuar ti qëllojë edhe në ambjentet e brendshme të lokalit. 

Për pasojë, lë të vdekur në vend, Armand Palin ndërsa të plagosur mbeten Brajoviq, Liridon Lushi dhe Meri Kaceri, një 25-vjecare e cila punonte në kamariere. Ajo ndodhej brenda banakut kur u kap nga breshëria e plumbave. Pak më vonë, në spital ndërron jetë dhe Liridon Lushi, duke thelluar bilancin e tragjedisë, që ndodhi kur Shkodra kishte një plan të detajuar masash për ditën e parë të shkollës. 

Tentativa 

për t’u arratisur

Ekzekutori nuk kthehet mbrapsht të marrë motorrin që përdori për të shkuar të lokali. Ai doli nga ana e pasme e lokali dhe nën kërcënimin e armës i mori makinën një qytetari. Teksa përpiqej ti shpëtonte policisë, në afërsi të Sarreqit, ai aksidenton 5 makina. I mbetur i bllokuar ai ka dalë nga makina dhe në afërsi të Shinave të Trenit ka tentuar të largohet në këmbë përmes shtratit të Lumit Kir. Por për shkak se është vrarë në këmbë nga përplasja, ai ska patur mundësi të largohet. “Dorëzoju! Ule armën” – i tha policia, e cila ndërkohë e ndiqte. “Jam dorëzuar, më dhemb këmba shumw”, shprehet autori. Ai u prangos nga policia dhe u identifikua si Rakip Gila, që kishte lënë qelitë e burgut në mars të këtij viti. 

Shënjestra e atentatit

Armando Pali, i divorcuar, baba i një vajze njihej si person i qetë. Deri para 3 muajsh kishte punuar si inspector në IMT. Më herët ishte anëtar i Këshillit Bashkiak. Asnjë rekord kriminal. Polica beson se shënjestër e atentatit ishte Erogen Vaso Brajoviq. Ai është vëllai i Denis Vaso Brajoviq, i arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”. Denis Brajoviq, dyshohet se pjesë e grupit kriminal Bajri dhe si ekzekutor i Gjin Ndoji Boricit në Vaun e Dejës. ““Erogen Vaso mw ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Ergogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, ka deklaruar Gila gjatw marrjes nw pyetje. 

Policia dyshon se Armand Pali dhe Liridon Kraja janë vrarë gabimisht e po ashtu edhe kamarierja është qëlluar gabimisht. Erogen Brajoviq, ende nuk e ka dhënë dëshminë e tij, pasi ndodhet në spital, për shkak të plagëve të marra, por alibia e autorit të dyshuar se e qëlloi se e kërcënonte nuk qëndron sipas hetuesve. Gila, është një person që përdoret nga grupet kriminale në zonë dhe së fundmi vepronte për llogari të Lulzim Kullës. Ndaj po hetohet pista e një vrasje për motive hakmarrje, pavarësisht se humbën jetën të pafajshëm. 

I liruar me kusht

Në dhjetor 2023, vëllai i Rakip Gilës, Ergysi është paraqitur në komisariarin e policisë Shkodër dhe ka denoncuar se “në mëngjes bashkëshortja e tij ka ikur nga banesa dhe nuk është kthyer”. 

Policia mori kontakt me gruan e tij, e cila tha se ishte larguar nga banesa me dëshirën e saj pasi bashkëhorti e kërcënon dhe ai ka një armë. Poliicia ushtroi kontroll në shtëpinë e Ergys Gilës, por nuk gjeti asgjë të paligjshme. Policia kontakton sërish me gruan, e cila u tha punonjësve të policisë se sendet ndodhen në katin e dytë, në banesën e kunatit të saj, Rakip Gilës. 

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Rakip Gilës, që ndodhet në lagjen Partizani, rruga “Lëvizja e Postribës”, konkretisht në dhomën e gjumit u zbulua një sasi hashashi. 

Gjithashtu u sekuestruan 7 jelekë antiplumb, dy në ngjyrë blu, dy ngjyrë e zezë, një bezhë, një ibardhë, një i kamufluar si e ushtrisë kafe e bezhë; maska koke ngjyrë të zezë në pjesën e syve të hapur si ato të fabrikuara, sidhe një maske silikoni në formën e fytyres me gjatësi deri në gjysmën e gjoksit, dhe dy peruke, një armë gjahu dhe municione. 

“Në celularin e Rakip Gilës në rubrikën instagram konstatohet se ka biseda dhe thirrje të shpeshta me username eg8888, që fillojnë nga ora 22:06 deri në orën 23:02. Me rëndëi për kqyrjen është rubrika photos, ku në foto dallohet një send i ngjashem me arme zjarri pistolete me mbishkrimin CZ (Cervena Zastava 99), ndërsa në dy foto të tjeradallohet kutia e mbajtjes së kësaj arme në gjëndje të hapur dhe të mbyllur”, thuhet në dosje. 

Vetë Gila nuk ka pranuar të japë shpjegime dhe në përfundim të gjykimit, ai është dënuar me 5 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është reduktuar në 3 vite e 4 muaj burg. Më pas gjykata ka urdhëruar vënien e Rakip Gilës në shërbim prove për 5 vite, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kohës së provës, i pandehuri urdhërohej të mbante kontakte me shërbimin e Provës në Shkodër.

Video

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme