Kronika 22 March 2026, 10:41 Nga VNA

Masakra e Kozarës mbërrin për të tretën herë në 20 vite në Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Masakra e Kozarës mbërrin për të tretën herë

Masakra e Kozarës mbërrin për të tretën herë në 20 vite në Gjykatën Kushtetuese. Me datë 2 prill kjo gjykatë do të shqyrtojë në seancë plenare, mbi bazë dokumentash, kërkesën e Luan Marrës, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllait, kunatës shtatzënë dhe fëmijës së tyre 2-vjeçar.

Ai kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve të vitit 2004 në Gjykatën e Lartë, atij të vitit 2020 të Gjykatës së Apelit dhe vendimit të 12 marsit 2018 të Gjykatës së Beratit, si dhe heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për masakrën e 9 shkurtit 2006.

Më herët Gjykata Kushtetuese, përmes dy vendimeve në vitet 2011 dhe 2016, i ka bërë nul vendimet e gjykatave që e kishin cilësuar fajtor Luan Marrën për krimin monstruoz, për shkak të një dëshmie të marrë në mungesë të avokatit.

Masakra e Kozarës ndodhi më 9 shkurt 2006, kur Shpëtim Marra u gjet i vrarë në divanin e shtëpisë së tij. Në ambientet e tjera të shtëpisë u gjetën të vrara gruaja e Shpëtimit, 4 muajshe shtatzënë, si dhe djali 2-vjeçar i çiftit.

Luan Marra u shpall fajtor me burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllait Shpëtim Marra, kunatës së tij shtatzënë dhe nipit të mitur.

Prokuroria përgjatë 20 viteve ka këmbëngulur se Luan Marra është autor i masakrës me tre viktima, ndërsa familja e kundërshton një fakt të tillë.

I dënuari Marra, në një dëshmi të dhënë më 30 tetor 2006, e pranoi autorësinë e krimit dhe më pas u tërhoq.

Pikërisht kjo dëshmi e futi çështjen në një rreth vicioz. Sepse Gjykata Kushtetuese në vitin 2011 e riktheu procesin në pikë zero, duke argumentuar se dëshmia i ishte marrë të dyshuarit pa praninë e një avokati.

Në vitin 2016 Gjykata Kushtetuese gjeti shkelje të rënda në proces dhe e zhbëri sërish dënimin e përjetshëm për Luan Marrën. Ai u dënua në vitin 2018 nga Gjykata e Beratit, verdikt që mbeti në fuqi edhe në Apel dhe në Gjykatën e Lartë.

Pas dy dekadash, Kushtetuesja do të marrë në shqyrtim sërish masakrën e Kozarës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme