Kronika 1 November 2025, 15:24 Nga VNA

Masakër në Kretë: Tre të vdekur dhe 15 të plagosur nga konflikti mes dy familjeve, në vendngjarje gjehen mbi 2,000 plumba

Ndaje në Whatsapp
Masakër në Kretë: Tre të vdekur dhe 15 të plagosur nga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot ishullin e Kretës në Greqi, ku një përplasje e armatosur mes dy familjeve në fshatin Vorizia të Heraklionit ka përfunduar në tragjedi. Sipas mediave greke, të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 15 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike.

Ngjarja, që po përshkruhet si “një fshat në gjendje lufte”, dyshohet të jetë rezultat i një hakmarrjeje të vazhdueshme midis dy familjeve që ndodhen në konflikt prej më shumë se një viti. Raportimet nga mediat vendase tregojnë se janë qëlluar mbi 2,000 plumba, ndërsa në terren janë angazhuar njësi të shumta policore dhe forca speciale për të vënë nën kontroll situatën.

Në mesin e viktimave janë një grua 50-vjeçare, një burrë i ri dhe një person tjetër, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalet e Heraklionit, si dhe në qendrat shëndetësore të Moirës dhe Agia Varvarës. Për shkak të numrit të madh të të plagosurve, banorët e zonës kanë përdorur edhe automjete bujqësore për transportin e tyre.

Sipas burimeve paraprake, konflikti ka origjinën në një incident të ndodhur një vit më parë, kur një mjet shpërthyes i improvizuar u vendos në një ndërtesë në ndërtim, duke shkaktuar dëme materiale por pa viktima. Ngjarja e sotme besohet të jetë hakmarrje për atë sulm.

Policia greke ka konfirmuar se disa banesa dhe automjete janë djegur gjatë përplasjes, ndërsa plumbat e kallashnikovit janë përhapur në të gjithë fshatin. Në mesin e të plagosurve raportohet se ka edhe zyrtarë policie që ndodheshin në vendngjarje për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme