Kronika 10 August 2025, 16:26 Nga VNA

Masakër në Gjilan, 3 të vrarë dhe 1 i plagosur për fajde. Autori i dyshuar Mefail Shkodra, policia kërkon ndihmë për ta kapur.

Ndaje në Whatsapp
Masakër në Gjilan, 3 të vrarë dhe 1 i plagosur për

Masakër në Gjilan të Kosovës. Tre persona të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i deritanishëm i ngjarjes. Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia. Krimi tronditës ndodhi rreth orës 12:30 në një nga lokalet e Gjilanit, sipas konfirmimit që zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, dha për Express.

“Ju njoftoj se sot, 10.08.2025, rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasjeje dhe plagosjeje me armë zjarri në Gjilan, rr. ‘Ibrahim Rugova’. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave dhe dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshuari për rastin është personi mashkull, shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, tha Hashani.

Fillimisht, sipas raportimeve, në vendin e ngjarjes mbetën të vrarë dy persona, babë e bir. Një i tretë ndërroi jetë më vonë në spital, ndërsa personi i katërt ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është identifikuar si Mefail Shkodra. Ai është shpallur në kërkim. Policia e Gjilanit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, theksohet më tej.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të konflikteve për fajdet.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme