Kronika 21 January 2026, 11:33 Nga VNA

Mark Nika në SPAK/ Kërkon takim me prokurorin që heton 21 Janarin

Ndaje në Whatsapp
Mark Nika në SPAK/ Kërkon takim me prokurorin që heton 21 Janarin

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej 4 qytetarëve të vrarë më 21 janar 2011, mbërrin në SPAK ku thotë se i ka kërkuar takim Alfred Shehut, prokurorit që po heton ngjarjet e dhunshme të 15 viteve më parë. SPAK po heton se kush dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit.

Në dalje nga SPAK, Nika cilësoi ish kryeministrin Sali Berisha dhe ish ministrin e brendshëm Lulzim Basha si përgjegjës për vrasjen e nipit të tij. Nika tha se ka ende besim te drejtësia e re dhe te SPAK-u për zbardhjen e këtij krimi shtetëror me vënien para përgjegjësisë të urdhëruesve dhe ekzekutorëve.

Në bulevardin Dëshmorët e Kombit u vranë 4 protestuesit: Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme