Kronika 13 November 2025, 21:57 Nga VNA

"Makinën e dogjën në fshatin e Emiljano Shullazit..."/ Lala zbulon "mesazhin" e ekzekutorëve të Gilmando Danit

Ndaje në Whatsapp
"Makinën e dogjën në fshatin e Emiljano Shullazit..."/

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ekzekutimin e Gilmando Danit, për të cilin tha se mund të jetë një mesazh ndaj Emiljano Shullazit. Lala tha se autorët e kanë djegur automjetin me të cilin kanë kryer atentatin në fshatin ku ka lindur Emiljano Shullazi. 

"Në sektorin e Shullazit ka vajtur Aldo Avdyli, kanë qenë armiq të betuar. Ata deklaruan para autoriteteve nuk kemi asnjë problem. Nuk them dot është ky apo ai grup. Shullazi ka përplasje shumë të forta. 

Di me siguri, Enver Stafuka është rrëfyer para se të zhduket, ma ka pohuar i vëllai. Është rrëfyer nën kërcenim dhe dhunë, çka do të thotë që Shullazi edhe për informacionin që kishte dhe kaseta që zotëron, është parë si person shumë i rrezikshëm nga kundërshtarët.

Duhet parë cili grup ka patur interes. Gilmando Dani kishte një vit që ishte i lirë, pse pikërisht tani?

E shoh edhe si ngjarje me mesazh. Automjeti është djegur në fshatin ku ka lindur Emiljano Shullazi. Mund të digjej kudo tjetër, në Bubq apo vend tjetër, dhe është djegur në vendin ku ka lindur Emiljano Shullazi. Ndaj e shoh si një çështje mesazhi dhe mendoj se çelësi i kësaj historie është vetë Emiljano Shullazi. Nëse do të zbardhet kjo, mund të flasë, ai ka informacion pasi e ka informuar vetë përmes të besuarve Gilmando Danin, për rrezikun që i kanosej", tha ndër të tjera Lala. /TPZ

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme