Kronika 29 January 2026, 14:12 Nga VNA

Makinat luksoze që ranë në rrjetën e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, nga “G Class” tek "Lamborghini" e "Porsche"

Ndaje në Whatsapp

Makinat luksoze që ranë në rrjetën e Agjencisë së

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara. Bëhet fjalë për automjete luksoze Lamborghini, Porsche apo Lexus, që iu janë sekuestruar bossëve të narkotrafikut apo njerëzve të botës së krimit.

“Katalogu i mjeteve përfshin një gamë të gjerë automjetesh dhe mjetesh të tjera, të ndara sipas statusit ligjor – mjete të sekuestruara dhe mjete të konfiskuara – për secilën prej të cilave paraqiten të dhëna të detajuara mbi bazën ligjore të sekuestrimit apo konfiskimit, përshkrimin teknik, vitin e prodhimit, si dhe vlerën e përafërt të pasurisë. Dokumenti përfshin si automjete të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe mjete me vlerë më të lartë tregu, duke reflektuar diversitetin e pasurive të administruara nga agjencia”, njoftoi Agjencia.

Pak ditë më parë VNA raportoi se automjetet luksoze të Ervis Martinaj, mbretit të bixhozit të zhdukur pa gjurmë apo personazheve të tjera të njohur të botës së krimit u janë dhënë në përdorim bashkive në rrethe të ndryshme të vendit, vetë BKH-së apo institucioneve të tjera qendrore vendore e qendrore.

Makinat luksoze që ranë në rrjetën e Agjencisë së

Makinat luksoze që ranë në rrjetën e Agjencisë së

Makinat luksoze që ranë në rrjetën e Agjencisë së

Makinat luksoze që ranë në rrjetën e Agjencisë së

Makinat luksoze që ranë në rrjetën e Agjencisë së

Makinat luksoze që ranë në rrjetën e Agjencisë së

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme