Kronika 15 May 2026, 13:37 Nga VNA

Makina të blinduara, breshëri armësh në Rranxë dhe hijet e Bajrave: SPAK zbardh atentatin e dështuar ndaj Aleksandër Prendit

Ndaje në Whatsapp

Makina të blinduara, breshëri armësh në Rranxë dhe

Tre makina të blinduara që nisen nga Dobraçi drejt një fshati të izoluar në Vau të Dejës. Burra të armatosur që sipas SPAK kishin shkuar për të ekzekutuar një kundërshtar. Një pritë që kthehet në shkëmbim zjarri mes grupeve rivale. Video me armë të rënda të publikuara në TikTok, para cash, makina luksoze të blinduara dhe emra që lidhen me një nga përplasjet më të përgjakshme kriminale të veriut të vendit.

Kjo është panorama që del nga dosja e SPAK për atentatin e dështuar ndaj Aleksandër Prendit në Rranxë të Vaut të Dejës, një episod që sipas hetuesve lidhet drejtpërdrejt me konfliktin mes grupit të Bajrave dhe kundërshtarëve të tyre historikë.

SPAK hedh dritë mbi atentatin e dështuar të “ushtarëve” të Bajrave ndaj Aleksandër Prendit dhe merr të pandehur tre të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal

Izmir Sakicaj, Samuel Troshani, Franko Leka, akuzohen për “sigurim të kushteve për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Aleksandër Prendit dhe grup kriminal. I pandehuri është marrë edhe Aleksandër Prendi, për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Prendi konsiderohet si kundërshtar i tyre dhe përplasja lidhet me konfliktet për lëndët narkotike.

“Ushtarët” e Bajrave që mbërritën në Rranxë me 3 automjete të blinduara për të vrarë Prendin u përplasën me armë me këtë të fundit.

Njëri prej automjeteve në vendngjarje sipas SPAK i përket Safet Bajrit, kreut të grupit kriminal. Safet Bajri ndodhet aktualisht në burg pasi po gjykohet për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, krim të cilin dyshohet ta ketë kryer në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin.

Fatbardh Lici, është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtar i Bajrave, një prej njerëzve më të shumëkërkuar të policisë.

Të fortët e Dobraçit, arsenal armësh e mln lekë

Nga të dhënat e përfituara përgjatë hetimit rezulton se të pandehurit Ezmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Leka, janë pjesë e një grupi kriminal që konsiston në kryerje të veprave penale të dhunshme, nën përdorimin e armëve të zjarrit dhe përfitimin e të ardhurave pa origjinë të ligjshme. Të pandehurit Sakicaj dhe Samuel Troshani, rezulton se janë përfshirë dhe më herët në ngjarje kriminale.

Referuar të dhënave të siguruara nga rrjeti TikTok, të pandehurit janë konstatuar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të shtetasit Safet Bajri e persona të tjerë. Nga sekuestrimi i një telefoni të sekuestruar më datë 12 dhjetor 2024, që i përket vëllait të të pandehurit Samuel Troshani është siguruar e njëjta video. Ky ambient nga hetimet e kryera frekuentohet edhe nga Safet Bajri dhe lidhjet e tij të afërta shoqërore.

Në telefonin e Izmir Sakicajt janë konstatuar foto dhe video të shumta armësh. Sakicaj shfaqet në disa raste i shoqëruar me persona të tjerë teksa gjuan me armë. “Në videon e datës 28 korrik 2024, e cila është regjistruar në ambientin tip bar në Dobraç dhe që frekuentohet nga Sakicaj, Troshani dhe Safet Bajri, etj shfaqen disa persona dhe evidentohet me interes fakti se në mur janë varur disa armë të gjata.

Në videon e datës 21 nëntor 2024 shfaqen dy shtetas, njëri prej të cilëve është Samuel Troshani dhe një vajzë, e paidentifikuar. Dy personat shfaqen teksa gjuajnë me armë zjarri. Gjithashtu janë konstatuar shuma të konsiderueshme parash me origjinë të paligjshme.

Atentati i dështuar në Rranxë

Duke qenë pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në veprimtari kriminale që konsiston kryesisht në kryerjen e veprave të dhunshme kundër shëndetit apo jetës së personave, nën përdorimin e armëve të zjarrit, të pandehurit më datë 23 gusht 2024 rreth orës 17:00 janë nisur sëbashku me persona të tjerë, me tre mjete të blinduara nga zona e Dobraçit, në drejtim të fshatit Rranxë, bashkia Vau i Dejës. Në këtë zonë ka banesën i pandehuri Aleksandër Prendi. Të pandehurit kanë qenë të armatosur dhe kanë shkuar në zonë me qëllim vrasjen e Prendit. Motivi besohet të jetë i lidhur me mosmarrëveshje të krijuara për shkak të lëndëve narkotike.

Në kohën që kanë kaluar në këtë zonë janë qëlluar me armë zjarri nga Prendi, i cili provohet se ka qenë i armatosur dhe ka kuptuar arsyen se përse të pandehurit janë gjendur aty. Ndërmjet tyre ka patur shkëmbim zjarri, ku nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja, fshati Rranxë njihet si zonë e të pandehurit Aleksandër Prendi dhe familjarëve të tij dhe ndodhet 20 km larg Dobraçit që njihet si zonë e të pandehurve Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Leka.

Si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri është dëmtuar një makinë e blinduar tip Audi A8, me targa gjermane, që ka qenë në përdorim nga Izmir Sakicaj, referuar gjobave të marra për këtë mjet.

Nga gjuajtjes është dëmtuar edhe një automjet Audi A9 në pronësi të Franko Lekës. Në vendngjarje rezulton se ka qenë edhe një mjet i blinduar tip Mercedes Benz S600, që është larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me dy automjetet Audi. Me datë 3 shtator 2024 kjo makinë është ndaluar nga shërbimet e policisë teksa e drejtonte Safet Bajri.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme