Kronika 3 May 2026, 17:14 Nga VNA

Makina si armë, trotuari si varr: Dy fëmijë viktima në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Makina si armë, trotuari si varr: Dy fëmijë viktima në

Ky që shihni në këtë foto është Nikollë Radaçi, 57-vjeçar, njeriu që shkaktoi aksidentin tragjik, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një i tretë mbeti i vrarë. Nga hetimet e para rezulton se Radaçi po e drejtonte mjetin e tij tip Benz ML në gjendje të dehur dhe në shpejtësi të rëndë, kur ka dalë nga rruga në zonën e Kënetës, duke përplasur fëmijët që po luanin top në trotuar. Pas aksidentit ai ka braktisur makinën, por është arrestuar më pas nga policia dhe ndodhet në qelitë e izolimit për akuzën e aksidentit me pasojë vdekjen e dy apo më shumë personave. Aksidenti në zonën e Kënetës në Durrës ngre alarmin për mënyrën sesi drejtuesit e automjeteve shkelin në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit, duke u shndërruar në vrasës në rrugë. Pavarësisht se ndër vite ka pasur ashpërsim të dënimeve për shkelësit e rregullave të qarkullimit, sërish aksidentet e rënda në vend nuk kanë munguar. Në rastin e Radaçit, viktimat janë fëmijë të pafajshëm që po luanin në trotuar. Dy nuk jetojnë më, ndërsa i treti po lufton me jetën në spitalin e Traumës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme