Kronika 3 September 2025, 19:24 Nga VNA

Makina del nga rruga në aksin Qafë e Buallit-Klos, plagosen dy persona

Ndaje në Whatsapp
Makina del nga rruga në aksin Qafë e Buallit-Klos, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos. Sipas informacioneve një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Policia dhe ambulanca janë njoftuar nga drejtuesit e mjeteve që panë aksidentin, ndërsa dy të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Klosit për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit ku dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit si dhe lagështira në rrugë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme