Kronika 20 March 2026, 16:01 Nga VNA

Magazina me hashash në Peqin/ Policia: Është shpallur në kërkim vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës dhe 3 të tjerë

Ndaje në Whatsapp

Magazina me hashash në Peqin/ Policia: Është shpallur në

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aksionin e zhvilluar në Kurtaj të Peqinit, ku u zbulua një magazinë me hashash në pronën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Sipas policisë një 23-vjeçar faturist i energjisë elektrike është arrestuar në flagrancë, ndërsa vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës bashkë me tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Bilal Hasa mohoi çdo lidhje me aktivitet të paligjshëm, duke thënë se banesën e administron vëllai i tij, Romario. Pas marrjes së dëshmisë, Hasa u la i lirë, por është pezulluar nga detyra derisa të sqarohet ngjarja.

Njoftimi i plotë:

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”.

Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të dyshuar (të afërm me njëri-tjetrin), si dhe 2 shtetas të tjerë për “Shpërdorim detyre”.

Sekuestrohen 1105 vazo ku ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, një pjesë e të cilave u asgjësua me anë të djegies.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Kurtaj”, i zhvilluar në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, Bashkia Peqin, strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, kanë vijuar veprimet hetimore dhe verifikuese.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se, në këtë ambient nëntokësor të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, janë konstatuar 1105 vazo ku ishin kultivuar bimë e fidanë të dyshuar kanabis, si dhe pajisje të shumta elektrike që shërbenin për këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi:

E. D., 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin, me detyrë faturist i energjisë elektrike, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

-R. H., 30 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pronar i ambienteve ku u gjetën bimët narkotike;

-E. H., 24 vjeç, banues në Kurtaj (i afërm i shtetasit R. H.), i dyshuar për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

-E. M., 36 vjeç, përgjegjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

-D. E., 34 vjeç, përgjegjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje dhe materiale të përdorura për këtë veprimtari kriminale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies.

Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme, ku u shpallën në kërkim shtetasit B. H. dhe E. M., sqarojmë se shtetasi B. H, u paraqit vetë pranë strukturave të Policisë.

Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë rezultoi se ambientet ku u konstatua veprimtaria kriminale janë në pronësi dhe në administrim të vëllait të tij, shtetasit R. H.

Në vijim, shtetasi B. H, është lënë i lirë, pasi nuk rezulton i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, hetimet vijojnë me intensitet të lartë, me qëllim grumbullimin dhe dokumentimin e çdo prove që lidhet me këtë veprimtari kriminale, si dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme