Kronika 3 September 2025, 19:52 Nga VNA

Maduro: Presidenti i Ekuadorit dhe mafia shqiptare dërgojnë 60% të kokainës drejt SHBA-së

Ndaje në Whatsapp
Maduro: Presidenti i Ekuadorit dhe mafia shqiptare dërgojnë 60%

Nicolás Maduro akuzoi presidentin ekuadorian, Daniel Noboa, se dërgon më shumë se 60% të kokainës së prodhuar në Kolumbi drejt SHBA-së dhe se bashkëpunon me mafian shqiptare.

Përveç kësaj, e quajti një “kukull” të perandorisë amerikane, që nuk përfaqëson dinjitetin e popullit të tij.

Kjo nuk është hera e parë që Maduro flet për mafien shqiptare. Kujtojmë se para disa muajsh, presidenti i Venezuelës, ka hedhur akuza të rënda ndaj një strukture të krimit të organizuar me origjinë shqiptare që, sipas tij, vepron në Ekuador.

Maduro ka pretendonte se kjo mafie shqiptare ka rekrutuar mercenarë për të kryer atentate terroriste në Venezuelë, pikërisht më 25 maj, ditën e zgjedhjeve presidenciale.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme