Kronika 1 April 2026, 15:06 Nga VNA

Ngjarjet që çuan në largimin e Klevis Qoses. Ja kush vjen në krye të Burgjeve

Ndaje në Whatsapp
Ngjarjet që çuan në largimin e Klevis Qoses. Ja kush vjen
Klevis Qose dhe Adriatik Kupi

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klesis Qose u lirua nga detyra, pas më shumë se dy vite nga emërimi në këtë pozicion. Motivacioni i largimit të Qoses ende nuk është bërë publik, por një nga ngjarjet më të rënda që u shënua gjatë kohës që ai drejtoi institucionin e Burgjeve, ishte arratisja e bujshme nga spitali rajonal i Durrësit e Altin Ndocit, krahut të armatosur të organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Copjas.

Ndërsa së fundmi, u zbulua dhe një magazinë me hashash në Peqin, në pronësi të familjarëve të drejtorit të burgut të Rrogozhinës. Këto ngjarje ndoshta kanë ndikuar edhe në largimin e Qoses nga detyra.

Në vend të tij është emëruar Adriatik Kupi. Ai ka qenë administrator i Njësisë së Petrelës në Tiranë, si dhe detyrën e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme