Kronika 1 January 2026, 11:34 Nga VNA

Lezhë/ Kthyen godinën 3 katëshe në kazino, pranga përgjegjësit, në kërkim “pronari” 24-vjeçar. Sekuestrohen miliona lekë e drogë

Ndaje në Whatsapp
Lezhë/ Kthyen godinën 3 katëshe në kazino, pranga

Një person përfundoi në pranga, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, në kuadër të një aksioni policor në Lezhë, pasi kishin përshtatur një vilë trekatëshe në kazino.

Sipas policisë, u arrestua Bledar Arapi, përgjegjës i kazinosë, ndërsa Elger Uka 24 vjeç, që kishte marrë me qira godinën, u shpall në kërkim.

15 persona të tjerë që u gjetën brenda kazinosë po hetohen në gjendje të lirë.

“Gjatë kontrollit në një banesë trekatëshe, të marrë me qira nga shtetasi Elger Uka, 24 vjeç, dhe të përshtatur katet e dyta dhe të treta për ushtrimin e lojërave të fatit dhe përdorim droge, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë”, njoftoi policia. Gjatë aksionit u sekuestruar miliona lekë, euro dhe dollarë, kokainë, makineta, tavolinë pokeri, letra bixhozi etj.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme