Kronika 31 October 2025, 14:10 Nga VNA

Lëvizje në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohen shefat e rinj të disa komisariateve

Ndaje në Whatsapp
Lëvizje në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohen

Policia e Shtetit ka kryer një seri rotacionesh në drejtimin e komisariateve, ku disa drejtues janë transferuar në pozicione të reja brenda Tiranës dhe në qarqe të tjera të vendit.

Këto ndryshime bëhen në kuadër të rotacioneve periodike të drejtimit vendor, me qëllim rritjen e eficiencës operative dhe forcimin e rendit e sigurisë publike në të gjithë territorin.

Emrat e kryekomisarëve dhe komisarëve të transferuar janë:

Kryekomisar Besmir Qibini, nga Shef i Komisariatit Kukës, emërohet Shef i Komisariatit Nr. 3 Tiranë.

Komisar Besmir Dervishi, nga Shef i Komisariatit Nr. 3 Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit Nr. 5 Tiranë.

Kryekomisar Idriz Daulle, nga Shef i Komisariatit Nr. 5 Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit Nr. 7 Tiranë.

Kryekomisar Robert Losha, nga Shef i Komisariatit Nr. 7 Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit Mat.

Kryekomisar Ervis Sançolli, nga Shef i Komisariatit Mat, emërohet Shef i Komisariatit Lezhë.

Komisar Oltion Gjoni, nga Shef i Komisariatit Lezhë, emërohet Shef i Komisariatit Kukës.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme