Kronika 6 January 2026, 12:20 Nga VNA

Lëmsh me Aeroportin e Vlorës, konflikti mes aksionerëve sjell informacione kontradiktore, pikëpyetje mbi nisjen e fluturimeve në qershor 2026

Ndaje në Whatsapp

Lëmsh me Aeroportin e Vlorës, konflikti mes aksionerëve sjell

Konflikti i hapur mes aksionerëve të Vlora International Airport, biznesmenëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, i cili prej muajsh po zhvillohet në dyert e gjykatave me vendime të njëpasnjëshme dhe është shfaqur gjerësisht edhe në media, duket se tashmë po prodhon pasoja edhe në hapësirën informative në rrjetet sociale, duke krijuar konfuzion për publikun dhe tregun.

Së fundmi, një faqe në Facebook që pretendon se përfaqëson Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ka publikuar një njoftim ku thuhet se kompania ajrore zvicerane Chair Airline do të jetë transportuesi i parë që do të operojë nga ky aeroport, me fluturime direkte Zyrih–Vlorë duke nisur nga 26 qershori 2026, dy herë në javë deri më 23 tetor 2026. Njoftimi shoqërohet me deklarata zyrtare, citime të drejtuesve ekzekutivë të aeroportit dhe thirrje për rezervimin e biletave, duke lënë të kuptohet se gjithçka është e konfirmuar dhe në fazë zbatimi.

Lëmsh me Aeroportin e Vlorës, konflikti mes aksionerëve sjell

Megjithatë, një hulumtim i kryer nga Ekofin.al në rrjetet sociale tregon se ekzistojnë më shumë se një faqe që pretendojnë statusin e “faqes zyrtare” të Aeroportit të Vlorës, me përmbajtje, tone dhe njoftime që nuk përputhen mes tyre. Kjo situatë ngre dyshime serioze mbi autenticitetin e informacionit të shpërndarë dhe mbi autoritetin real që qëndron pas këtyre komunikimeve publike.

Lëmsh me Aeroportin e Vlorës, konflikti mes aksionerëve sjell

Dyshimet thellohen edhe më tej kur vëmendja zhvendoset te vetë kompania ajrore e përmendur në njoftim. Referuar komunikimeve dhe materialeve zyrtare të Chair Airline, destinacioni “Vlorë” nuk figuron aktualisht në listën e destinacioneve të shpallura apo të promovuara për sezonin veror 2026. Mungesa e çdo reference zyrtare nga vetë kompania ajrore për këtë linjë e bën njoftimin e publikuar në rrjetet sociale edhe më kontradiktor.

Lëmsh me Aeroportin e Vlorës, konflikti mes aksionerëve sjell

Në planin operacional, situata mbetet po aq e paqartë. Edhe pse para zgjedhjeve të majit 2025 u realizua një fluturim testues demonstrues, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës nuk është ende i hapur për operime komerciale. Sipas marrëveshjes koncesionare me qeverinë shqiptare, afati i synuar që aeroporti të jetë funksional është vendosur 22 shkurti, me një diapazon kohor shtesë deri në 90 ditë, pra deri në 22 maj 2026, por deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për përfundimin e plotë të punimeve, certifikimin operacional apo nisjen e procedurave të rregullta të fluturimeve.

Në këtë kontekst, konflikti mes aksionerëve, i cili vazhdon të prodhojë tensione ligjore dhe institucionale, ka shtuar ndjeshëm pikëpyetjet për të ardhmen e Aeroportit të Vlorës, për kapacitetin e tij për të respektuar afatet kontraktuale dhe për realizmin e njoftimeve që flasin për fluturime ndërkombëtare që në qershor 2026.

Për momentin, ndërsa palët përballen në gjykata dhe informacioni në rrjetet sociale mbetet i fragmentuar dhe shpesh kontradiktor, publiku, operatorët turistikë dhe tregu i aviacionit mbeten pa një përgjigje të qartë: kur do të hapet realisht Aeroporti i Vlorës dhe kush flet zyrtarisht në emër të tij? Deri në një sqarim institucional dhe transparent, çdo njoftim për linja ajrore dhe data konkrete mbetet i ekspozuar ndaj dyshimit dhe pasigurisë. /ekofin.al/

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme