Kronika 7 May 2026, 16:05 Nga VNA

“Lehtësimi” për Karçanajn dhe pikëpyetjet: A po hap Gjykata e Lartë rrugën për amnistinë e VIP-ve të politikës pas hekurave?

Ndaje në Whatsapp

“Lehtësimi” për Karçanajn dhe pikëpyetjet: A

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të hequr arrestin shtëpiak ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe për ta zëvendësuar me “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim daljeje jashtë shtetit”, po lexohet tashmë edhe politikisht.

Në korridoret e drejtësisë dhe politikës po shtrohet pyetja: a është ky sinjali i parë i një klime më të butë për zyrtarët e lartë të hetuar nga SPAK?

Vendimi vjen në një moment kur pas hekurave ose nën masa të rënda sigurie ndodhen figura të rëndësishme politike, mes tyre Erion Veliaj, Ilir Meta dhe ish-zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë. Dhe pikërisht për këtë arsye, zbutja e masës ndaj Karçanajt po shihet si një precedent që mund të përdoret nesër edhe nga mbrojtja e emrave më të rëndësishëm të politikës shqiptare.

Në sfond qëndron edhe roli i Kolegjit të Gjykatës së Lartë dhe drejtimit të Sokol Sadushit, në një periudhë kur gjithnjë e më shpesh po artikulohet ideja se sistemi po hyn në një fazë “normalizimi” të masave të sigurisë për të ashtuquajturit VIP-a të politikës.

Për kritikët, ky mund të jetë fillimi i një “amnistie të heshtur” për elitën politike nën hetim. Për të tjerë, thjesht një rivlerësim procedural i proporcionalitetit të masave.

Por një gjë është e sigurt: pas vendimit për Karçanajn, çdo kërkesë për zbutje mase nga emra të tjerë të mëdhenj do të shihet tashmë nën dritën e këtij precedenti.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme