Kronika 26 January 2026, 14:19 Nga VNA

Le Iene/ Zbulohet skema në Shqipëri, Prokuroria çmonton grupin kriminal

Ndaje në Whatsapp
Le Iene/ Zbulohet skema në Shqipëri, Prokuroria çmonton grupin

Media italiane investigative "Le Iene" ka vijuar sërish me zbulimin e grupit kriminal të valë centerave mashtrues që operonte në Shqipëria. Sipas medias italiane Prokuroria e Posaçme shqiptare ka çmontuar një rrjet kriminal që mashtronte qytetarë përmes investimeve të rreme dhe “trading online”. Sipas autoriteteve, grupi siguronte fitime nga 20 deri në 30 milionë euro në muaj, duke operuar përmes call center-ave të koordinuar në disa vende të Europës, me bazë në Shqipëri. Operacioni u dokumentua nga gazetari Luigi Pelazza, i cili, me ndihmën e një bashkëpunëtori të infiltruar, zbuloi skemën dhe prapaskenat e mashtrimit ndërkombëtar.

Emisioni investigativ italian “Le Iene” zbuloi nga brenda mënyrën se si funksiononte skema e mashtrimit. Gazetari Luigi Pelazza, me ndihmën e një bashkëpunëtori të infiltruar, dokumentoi thirrjet telefonike, skenarët e përdorur nga operatorët dhe presionin psikologjik ndaj viktimave për t’i bindur të investonin shuma gjithnjë e më të mëdha. Hetimi tregoi se viktimat besonin se po investonin në tregje financiare reale, ndërsa paratë përfundonin drejtpërdrejt në llogari të kontrolluara nga organizata kriminale.

Reportazhi hodhi dritë edhe mbi strukturën e rrjetit, rolet e anëtarëve dhe mënyrën se si mashtrimi maskohej si aktivitet i ligjshëm financiar, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për mijëra persona në Europë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme