Kronika 22 January 2026, 22:11 Nga VNA

Lala: Vetëm një i penduar i drejtësisë mund të zbardhë urdhëruesin e 21 Janarit

Ndaje në Whatsapp
Lala: Vetëm një i penduar i drejtësisë mund të

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se hetimet e SPAK për vrasjet e 21 Janarit përballen me vështirësi serioze, për shkak se dosja hetimore është shkatërruar ndër vite në prokuroritë e mëparshme.

Sipas Lalës, SPAK ndodhet aktualisht në pritje të rezultateve të dy akteve të rëndësishme ekspertimi, përfshirë analizën e predhës së nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës, si dhe verifikimin e komunikimeve në radio të Gardës së Republikës.

“SPAK ka mbetur në pritje të përgjigjeve të akt-ekspertimeve, ku është dërguar predha që është hequr nga trupi i Aleks Nikës. Pa marrë këto rezultate, nuk mund të vijojë më tej hetimi,” u shpreh Lala.

Ajo theksoi se janë marrë në pyetje disa nga figurat kryesore të kohës, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin Lulzim Basha dhe ish-presidentin Bamir Topi, si dhe punonjës të Gardës së Republikës. Megjithatë, sipas saj, procesi ka mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të plotë.

“Dosja e vjetër është marrë, por praktikisht po kërkojmë nga drejtësia të zbardhë një ngjarje me një dosje të shkatërruar,” deklaroi gazetarja.

Lala shprehu skepticizëm lidhur me vullnetin politik për zbardhjen e ngjarjes, duke theksuar se, sipas saj, ka pasur kohë dhe mundësi për të shkatërruar prova materiale.

“Iu dha kohë autorëve të dyshuar të shkatërronin provat, të prisnin armët, të prishej serveri i Kryeministrisë. Edhe më vonë, kur pushtetin e mori Rama, nëse do të kishte vullnet real për ta zbardhur, kjo ngjarje do të ishte zbardhur,” tha ajo.

Sipas Lalës, ekziston vetëm një rrugë reale për të zbuluar nëse ka pasur një urdhërues për vrasjet e 21 Janarit.

“Ka vetëm një mundësi që ngjarja të zbardhet. Agron Malaj, ish-komandant i grupit të zjarrit dhe aktualisht deputet, e di shumë mirë se kush e ka dhënë urdhrin. Nëse ai merr statusin e të penduarit të drejtësisë, ngjarja zbardhet,” u shpreh Lala.

Ajo shtoi se një tjetër element kyç do të ishte publikimi i plotë i komunikimeve në radio të zyrtarëve të Gardës.

“Të zbulohen komunikimet e plota në radio, sepse aktualisht kemi vetëm fragmente që nuk tregojnë të gjithë të vërtetën. Edhe nëse përcaktohet nga ka dalë plumbi i Aleks Nikës, ne mbetemi te ekzekutori dhe jo te urdhëruesi,” përfundoi ajo.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme