Kronika 3 February 2026, 06:09 Nga VNA

Lala: Konflikti Nikulaj-Ndoka nisi në një bisedë në Sky

Ndaje në Whatsapp
Lala: Konflikti Nikulaj-Ndoka nisi në një bisedë në Sky

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Opinion” ka zbuluar detaje nga atentati i 1 shkurtit në Rrilë të Lezhës.

Lala tha se dy automjetet e përfshira në ngjarje janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës dhe njëri prej tyre rezsultoi të ishte me targa të vjedhura, megjithatë nuk ka ende asnjë gjurmë prej tyre.

Gazetarja deklaroi se gjeneza e konfliktit Nikulaj-Ndoka është një bisedë në Sky ECC në vitin 2025. Në gusht të vitit që lamë pas dy anëtarë të fisit Nikulaj kanë goditur në drejtim të një motoiri ku lëvizinin dy anëtarë të familjes Ndoka.

Lala deklaroi se policia është e ndarë, një pjesë me fisin Nikulaj dhe një pjesë me fisin Ndoka. Gazetarja bëri me dije se në lidhje me atentatin e mbrënshëm po kryehen kontrolle në disa hotele për t’u gjetur Gerardo Nikulaj.

“Një konflikt me fisin Lekstakaj që nga viti 1994. Automjetet janë drejtuar në drejtim të Fushë Krujës, njëri prej tyre me targa të vjedhura. Janë humbur gjurmët e automjeteve. Efektivi nuk jep asnjë shpjegim, thotë se nuk mban mend.

Gjeneza e konfliktit është një bisedë në Sky ECC. Në gusht 2025, dy anëtarë të familjes Nikulaj godet një motor ku lëviznin anëtar të familjes Ndoka. Eksponentët e policisë janë disa me Nikulajt dhe disa me Ndokat. Policia i fshehu për disa orë me radhë, është në mes të luftës.

Po kryhen kontrolle në disa hotele për t’u gjetur Gerardo Nikulaj. Duhet të ketë hetim në çfarë rrethana u gjet efektivi i policisë në vendngjarje”, tha Lala.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme