Kronika 29 January 2026, 21:12 Nga VNA

Lala: Afera “5D” u shfry, zyrtarët u dënuan me masa qesharake dhe asnjë ditë burg

Ndaje në Whatsapp
Lala: Afera “5D” u shfry, zyrtarët u dënuan me masa

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se afera “5D” e Bashkisë së Tiranës është “shfryrë plotësisht”, ndërsa zyrtarët e përfshirë kanë përfituar dënime minimale dhe kanë shmangur burgun, pavarësisht akuzave të rënda dhe dëmit financiar.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se procesi i zbutjes së dosjes nisi me ndryshimin e masave të sigurisë për Redi Mollën dhe Taulant Tushën, të cilët ndodhen në arrest shtëpie.

"Shfryrja e ‘aferës 5D’ ka nisur që me lirimin në arrest shtëpie për Redi Mollën, i cili akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurish. Ka dyshime se Molla dhe Qato kishin krijuar kompaninë 5D dhe e ushqenin me tendera nga Bashkia e Tiranës,” tha Lala.

Ajo theksoi se pavarësisht akuzave që parashikojnë dënime deri në 15 vite burg, masat ndaj Mollës dhe Tushës janë zbutur pa transparencë.

“Ende nuk ka vendim të arsyetuar pse këta persona, me akuza të rënda, mbahen në arrest shtëpie,” u shpreh ajo.

Lala kritikoi gjithashtu vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila hoqi dënimin me burg për disa zyrtarë, përfshirë Eglantina Zeren, ish-drejtuese e ‘Tirana Parking’.

“Shkalla e parë i kishte dënuar me 6 deri në 9 muaj burg. Ishin dënime qesharake, por të paktën me burg. Apeli sot e hoqi burgimin dhe i kaloi në shërbim prove për 12 muaj,” tha gazetarja.

Sipas saj, pavarësisht se “janë zhvatur miliona euro”, asnjë zyrtar nuk ka vuajtur dënim me burg.

“Është një dënim qesharak në raport me aferën që ka ndodhur. Kjo është shfryrje totale e aferës 5D dhe duhej të kishte edhe hetime pasurore për zyrtarët,” përfundoi Lala.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme