Kronika 14 May 2026, 11:29 Nga VNA

“Laerti tha: ‘Çohuni, vendosini tritol’/ Artan Tafani rrëfen në GJKKO atentatin ndaj biznesit të babait të Noizyt”

Ndaje në Whatsapp
“Laerti tha: ‘Çohuni, vendosini tritol’/ Artan Tafani

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani dëshmon në Gjykatën e Posaçme në procesin penal ndaj kreut të bandës Laert Haxhiu.
Ai rrëfeu sërish lidhur urdhrin që Haxhiu dha që të vendosej tritol biznesit të Bashkim Rajkut, babait të Rigels Rajkut, reperit të njohur si Noizy. Laert Haxhiu po gjykohet veçmas nga të anëtarët e bandës për shkak se u ekstradua nga Greqia.
Ai akuzohet për krime të rënda, si vrasje, atentate, shkatërrim prone me eksploziv, etj.

Dëshmia e plotë e Artan Tafanit

“Kleviol Ahmetaj me Noizyn janë zënë. Janë ofenduar nëpër TikTok. Pastaj ka shkuar në Durrës Klevioli. Laerti i ndiqte në TikTok, e kishte shok Kleviolin. Po diskutonim dhe po thoshte Laerti t’i bënin diçka Noizyt se ka rrahur Kleviolin, t’i vendosnim tritol.

Atë natë mori e ëma Laertin dhe po e pyeste pse e goditën Kleviolin. E vunë në sedër, motra dhe e ëma.

Kaloi pak dhe tha: ‘Çohuni, vendosini tritol’. E bëmë gati. Kishim tritol te shtëpia. E merrnim në Tepelenë. U çuam e bëmë gati, disa 100 gramshe. E izoluam me ngjitës. Vendosëm targat e një Benzi te makina ime. E dinte Lulzim Spahia ku do shkonim. Ai tha ta hidhnim në lokal. Në katin e dytë ishin xhamat hapur me karriget në shesh.

Parkova në dalje makinën. Lulzimi ndezi makinën. Nuk po i gjeja shkallët. U ktheva prapë te makina, i thashë: ‘Nuk po i gjej shkallët’. Lulzimi foli me Laertin. I thashë unë ta vendosnim te dyqani poshtë. E vendosëm te dyqani i rrobave. E vendosa, ndeza fitilin dhe ika. Teksa largoheshim dëgjuam që shpërtheu. U kthyem në Astir. Parkuam makinën. Laerti vendosi ta vinte tritoli.”

Prokurori: Lëndën eksplozive me çfarë e more me vete, ku e kishe vendosur?

Tafani: E kam futur në një qese, po ashtu edhe me kartopeceta që të mos lija asnjë lloj gjurme.

Prokurori: Mes teje dhe Lulëzimit, por edhe Haxhiut, pse u vendos që t’i vinit tritolin, pse pikërisht ju?

Tafani: Kur erdha herën e dytë që s’po gjeja shkallët, i kërkova Lulëzimit që të shkojë. I kemi shkruar Laertit që të shkojë Lulëzimi, por ai këmbënguli që të shkoja unë. Kështu i tha Lulëzimit ai.

Prokurori: Sa kohë t’u desh ta vendosje sasinë e tritolit?

Tafani: 1 ose 2 minuta ka zgjatur e gjitha.

Prokurori: Të ka parë njeri kur vendose eksplozivin?

Tafani: Kur kemi shkuar tek lokali, përballë ishte një fast food, mesa duket ishte kuzhinieri që do gatuante. Po ashtu, para se ta ndizja kanë kaluar dy veta. Edhe ai i fast food-it më pa, sepse pasi e ndeza ika me vrap. Mendoj që ai më ka parë.

Prokurori: Si e dinit që Rigels Rajku ka një aktivitet aty?

Tafani: E dinte Laerti dhe po ashtu edhe Lulëzimi.

Prokurori: Si e morët vesh për sherrin?

Tafani: E ndiqte në TikTok Laerti, Kleviolin, pasi ky i fundit i kishte bërë edhe këngë Laertit. Sherri që ndodhi doli me video, Noizy ka goditur me grushte Kleviolin. Kanë qenë 3 ose 4 veta kur ka ndodhur sherri mes tyre.

Prokurori: E keni takuar Kleviol Ahmetin pas sherrit?

Tafani: Mesa di unë jo, nuk janë takuar. Mesa di unë, Klevioli nuk dinte gjë që Laerti do i vendoste tritolin biznesit të Noizyt, sepse ka qenë në komisariat.

Prokuroria: Tritolin thatë që e keni marrë në Tepelenë, tek kush?

Tafani: Gjërat që i duheshin i mbante tek Erisjano Abedini në Tepelenë. Ky i kishte nga ato të ’97 që i kishin ngelur. Ne gjërat që na duheshin për punë i kishim gjithmonë gati.

Tafani: Një chatemail kishim unë dhe Lulëzimi, ndërsa Laerti kishte të vetën.

Prokurori: Si ishe veshur kur vendose tritolin?

Tafani: Kam qenë me bluzë të zezë me kapuç, maskë COVID dhe nuk e di nëse në kokë kisha vendosur kapuç apo kapele. Nuk e dinim sa dëm ishte shkaktuar, pasi kemi dëgjuar shpërthimin. Kemi parë lajmet pastaj në mëngjes, që kemi parë çfarë ishte bërë.

 


Tafani: Laert Haxhiu kishte kontakt me Suel Çelën nëpërmjet Julit të Pashakos. Pasi ndodhi ngjarja e Pashalait, vrasja e Peqinit, i tha që “kam mik shefin e policisë së krimeve në Elbasan dhe do ta mbyll unë atë çështje”. Kaloi kohë dhe çështja nuk është se po mbyllej.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme