Kronika 12 February 2026, 15:39 Nga VNA

Kushtetuesja shtyn vendimin për pagat e gjyqtarëve, kërkohet më shumë kohë për shqyrtim

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja shtyn vendimin për pagat e gjyqtarëve, kërkohet

Gjykata Kushtetuese mori më shumë kohë për të shpallur një vendim lidhur me pagat e gjyqtarëve. Tetë gjyqtarët kushtetues u mblodhën në dhomën e këshillimit, por pas dy orë diskutimesh ndanë qëndrimin se iu duhet më shumë kohë për ta shqyrtuar çështjen, pasi e konsiderojnë komplekse.

Shoqata Kombëtare dhe Unioni i Gjyqtarëve vunë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar se me ndryshimet ligjore të 2023, ku paga e tyre referohet tek ajo e presidentit të Republikës, iu janë cenuar të drejtat. Ata pretendojnë se paga e tyre duhet të referohet tek ajo e drejtorit të Përgjithshëm në Kryeministri sikurse u parashikua në ndryshimet ligjore të 2016 në kuadër të reformës në Drejtësi. Magjistratët pretendojnë se kjo është një e drejtë që ua garanton Kushtetuta.

Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët po tregojnë papërgjegjshmëri duke kërkuar rritje të pagave, çka do ta rëndonte faturën e buxhetit të shtetit me 37 mln euro në vit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme