Kronika 21 March 2026, 10:45 Nga VNA

Kushtetuesja merr në shqyrtim kërkesën e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë për masën e sigurisë

Ndaje në Whatsapp

Kushtetuesja merr në shqyrtim kërkesën e ish-zv.ministrit të

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në seancë plenare mbi bazë dokumentash, kërkesën e ish zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, kundër masës së sigurisë.

Rjepaj kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të një vendimi të 2024 të kolegjit penal të Gjykatës së Lartë dhe rikthimin e cështjes për rigjykim po në këtë gjykatë.

Klodian Rjepaj është një nga të pandehurit e aferës së koncesionit të sterilizimit. Ai është cilësuar fajtor dhe dënuar nga GJKKO me 4 vite burgim dhe pret shqyrtimin në Apel. Bashkë me të janë dënuar dhe Ilir Rrapaj, biznesmeni që zotëron pjesën më të madhe të koncesionit, si dhe disa të pandehur të tjerë. Në një proces të ndarë po gjykohet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme