Kronika 12 Nëntor 2025, 22:48 Nga VNA

Kush ishin ekzekutorët e Gilmando Danit? Gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje të reja

Ndaje në Whatsapp
Kush ishin ekzekutorët e Gilmando Danit? Gazetarja Klodiana Lala zbulon

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të rëndësishme në lidhje me atentatin e ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lala tha se disa persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa hetimet po zhvillohen në disa pista. “Mbrëmë ka pasur persona të shoqëruar nga zona e Niklës, por janë kërkuar edhe dy persona nga Vlora, të cilët ende nuk janë gjetur,” – u shpreh ajo.

Gazetarja ngriti shqetësimin për mungesën e patrullave policore në momentin e ngjarjes, duke e cilësuar këtë fakt të pashpjegueshëm dhe me pasoja të mundshme fatale për qytetarët. “Nuk ka asnjë shpjegim pse nuk ka pasur patrullë policie aty. Mund të ishin vrarë njerëz të pafajshëm, dëmi mund të ishte shumë më i madh. Kjo ngjarje kërkon përgjegjësi politike dhe morale,” – theksoi Lala.

Sipas saj, atentati i Rinasit ka cenuar seriozisht sigurinë kombëtare, pasi ndodhi në një zonë tepër të populluar dhe pranë hyrjes së terminalit shtetëror, në mes të ditës.

Duke folur për viktimën, Klodiana Lala konfirmoi se Gilmando Dani ishte anëtar i grupit të Emiljano Shullazit dhe se atentatorët e kishin ndjekur me informacion të saktë. “Dani ndodhej në makinë me Muçi Shaljanin. Kishin kaluar në kalimet elektronike dhe kishin marrë makinën në parkim. Ekzekutorët e dinin saktësisht ku ndodhej ai në makinë dhe synimi i tyre ishte ta eliminonin pa lënë gjurmë,” – deklaroi gazetarja.

Lala zbuloi gjithashtu se Dani kishte marrë paralajmërime për rrezikun që e kërcënonte dhe kohët e fundit kishte zgjedhur të jetonte me kujdes. “Kohët e fundit ai kishte marrë sinjalizime për t’u ruajtur. Ishte fejuar dhe jetonte pjesën më të madhe të kohës në Spanjë, duke mbajtur një profil të tërhequr,” – tha ajo.

Sa i përket Muçi Shaljanit, punonjësit të AMP-së që u plagos në atentat, Lala tregoi se ai është pronar i një hoteli në qendër të Tiranës dhe se rekrutimi i tij në strukturat e AMP-së është i dyshimtë. “Dy zyrtarë kanë falsifikuar të dhëna për përfshirjen e tij në AMP. Ai ishte biznesmen dhe nuk kishte nevojë për para, ndaj policia duhet të japë shpjegime sesi ai u bë pjesë e agjencisë,” – theksoi gazetarja.

Në përfundim, Klodiana Lala nënvizoi se Gilmando Dani ishte një person i njohur prej kohësh për organet e rendit dhe kishte qenë objekt i disa atentateve të mëparshme. “Ai ishte i skeduar, por nuk dihej me kë shoqërohej. Hetimet do të duhet të zbardhin se kush e informoi grupin ekzekutor për lëvizjet e tij,” – përfundoi gazetarja.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme