Kronika 12 November 2025, 13:28 Nga VNA

 “Kur zihen dy vetë, e ha një i tretë” - ndodh në Vlorë

Ndaje në Whatsapp

 “Kur zihen dy vetë, e ha një i tretë” - ndodh

Mbrëmjen e së hënës, një konflikt i pazakontë në lagjen “24 Maji” të Vlorës përfundoi me plagosjen e 30-vjeçarit Bledar Skënderaj. Sipas policisë, gjithçka nisi pas përplasjes mes dy makinave të drejtuara nga Skënderaj dhe Andreino Lena. Përplasja shkaktoi vetëm dëme materiale shumë të vogla, por dy të rinjtë nisën të konflikonin me fjalë për fajin dhe pagesën e dëmeve.

Në këtë moment ndërhyri Edi Latifaj, i cili tentoi të qetësonte situatën, duke rivendosur parakolpin e makinës dhe duke i këshilluar ata të mos bëjnë si fëmijë. Papritur, situata u tensionua më tej dhe dy personat që ishin në konflikt bashkëpunuan për të sulmuar Latifajn. Ai u detyrua të futet në banesën e tij, ku mori një thikë dhe gjatë përleshjes goditi me të Bledar Skënderajn në kraharor dhe qafë, duke e plagosur rëndë.

Policia arrestoi Latifajn, duke i sekuestruar thikën. Ai akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje ose shitje pa leje të armëve të ftohta”. Ndërsa Andreino Lena është arrestuar për “Moskallëzim krimi” dhe për armë të ftohta, pasi nuk raportoi konfliktin dhe mbante me vete një thikë.

Ngjarja tregon sesi një situatë e zakonshme për një përplasje të vogël mes makinave u kthye në një ngjarje të dhunshme, duke lënë një person të plagosur rëndë dhe dy të arrestuar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme