Kronika 26 February 2026, 16:43 Nga VNA

Kur e vërteta bezdis: Sulm i koordinuar kibernetik kundër VNA dhe një përpjekje e dështuar për ta bllokuar

Ndaje në Whatsapp
Kur e vërteta bezdis: Sulm i koordinuar kibernetik kundër VNA dhe

Faqja e VNA u përball mbrëmë me një sulm të koordinuar kibernetik të llojit DDoS (Distributed Denial of Service) nga servera jashtë Shqipërisë. Sipas ekipit teknik të Mediadesk që menaxhon dhe kujdeset për sigurinë e faqes, u regjistruan rreth 5 milionë kërkesa brenda pak sekondash.

Pavarësisht përmasave të jashtëzakonshme të këtij sulmi, i cili kishte për qëllim bllokimin total të informimit, faqja nuk pati asnjë sekondë ndërprerje. Ky stabilitet u arrit falë ndërhyrjes së menjëhershme të teknikëve tanë dhe partneritetit me Cloudflare, një nga gjigantët botërorë të sigurisë kibernetike, që mundësoi zmbrapsjen e sulmit në kohë reale.

Ky nuk është një rast i izoluar. Mediat kritike shpesh vihen në shënjestër të sulmeve teknike si një formë presioni për të penguar publikimin e të vërtetave që ‘shqetësojnë’ qarqe të caktuara.

Për momentin mbetet e pamundur të identifikohet prejardhja e saktë e këtij agresioni digjital. Megjithatë, ne mbetemi të palëkundur në misionin tonë për të thënë atë që shpesh nuk thuhet me zë të lartë në mediat tradicionale.

VNA do të vazhdojë të jetë online, e aksesueshme dhe profesionale.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme