Kronika 27 September 2025, 13:50 Nga VNA

Kthesë në hetimet për vrasjen e biznesmenit italian, rrëzohet alibia e ortakut

Ndaje në Whatsapp
Kthesë në hetimet për vrasjen e biznesmenit italian,

Marrin një tjetër kthesë hetimet për vrasjen e 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se Sarchi ka ndërruar jetë për shkak të një goditje në kokë, çka ka rrëzuar alibinë e ortakut  i tij, Eqerem Braçi. Ky i fundit pretendoi para policisë, se bashkë me ortakun ishin nisur me dy makina për gjah, kur një person i panjohur iu preu rrugën dhe filloi të qëllonte ndaj automjetit me të cilin udhëtonte ortaku i tij. Për pasojë Sarchi humbi jetën.

Por pretendimet e tij u rrëzuan, pasi ekspertiza teknike nuk zbuloi asnjë gjurmë plumbi në automjetin e shtetasit Italian.

Policia ka ndaluar Gazment Braçin, djalin e Eqerem Braçit, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm në ngjarje.

Italiani ishte administrator i fabrikës së tullave që kishte bashkë me Braçin në Tiranë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme