Kronika 26 January 2026, 09:10 Nga VNA

Kthesë në burgun e sigurisë së lartë, dyshohet për porosi kriminale pas vrasjes së Jani Aliajt

Ndaje në Whatsapp
Kthesë në burgun e sigurisë së lartë, dyshohet për

Kthese e re në hetimet për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e sigurisë së lartë në Korydallos, Greqi. Hetuesit dyshojnë se autor i ekzekutimit të Aliajt është 44-vjeçari Xhuliano Halili nga Tepelena, i cili vuan dënimin me burg të përjetshëm në të njëjtin burg.

Kjo për faktin se Halili, i cili ndodhej në të njëjtin sektor me Aliajn, është i plagosur dhe sipas hetuesve kjo ka ndodhur pasi ka marrë pjesë në vrasje.

Fillimisht si autor u dyshua 27-vjeçari Kristos Vardhuniotis, i cili iu vetëdorëzua policisë dhe pranoi krimin.

Autoritetet kanë vënë re se në trupin e 27-vjeçarit grek nuk ka shenja përleshjeje, ndërsa Halili është i plagosur. Kjo ka ngritur dyshime se vrasja e Aliajt është porositur nga grupe kriminale shqiptare. Jani Aliaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në vitin 2016 në Tiranë.

Media greke Ta Nea shkruan: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme se 44-vjeçari, i cili aktualisht konsiderohet i dyshuar për këtë vrasje dhe ndaj të cilit po hetohet ky skenar, ka një të kaluar kriminale tepër të rëndë. Në vitin 2011, ai kishte vrarë një 35-vjeçar shqiptar për çështje dosolidhjesh financiare në Kalamata. Po ashtu, pranë një lumi në atë zonë, ai kishte vrarë me thikë edhe fëmijën e tij 2-vjeçar, duke e goditur në qafë”, bëjnë me dije burime hetimore.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme