Kronika 1 October 2025, 14:32 Nga VNA

Kryen megagrabitjen në aeroportin e Rinasit, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e anëtarëve të grupit kriminal

Ndaje në Whatsapp
Kryen megagrabitjen në aeroportin e Rinasit, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Admir Murataj që kreu megagrabitjen në aeroportin e Rinasit, më 9 prill 2019. Për rrjedhojë mbetet në fuqi me 122 vite burgim për shtatë të pandehurit.

Konkretisht 20 vite burg për Klement Çalën dhe nga 17 vite për Oltion Veselin, Ronaldo Sulajn, Saimir Çelën, Oltion Piklin, Alkond Bengasin dhe Eldi Çalën. Grupi kriminal i drejtuar nga Admir Murataj hyri në pistën e Rinasit dhe në bordin e një avioni grabitën 4.6 mln euro.

Policia u vu në ndjekje të tyre dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë kreu i grupit, Admir Murataj. Në kërkim vijon të jetë Talo Çela, sot një prej emrave më të shumëpërfolur të botës së krimit. Ngjarja u zbardh edhe falë rrëfimit të të penduarit të drejtëisë, Alkond Bengasi.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme