Kronika 12 September 2025, 10:43 Nga VNA

Krujë, arrestohen babë e bir për dhunë në familje, sekuestrohet kallashnikov dhe municione

Ndaje në Whatsapp
Krujë, arrestohen babë e bir për dhunë në familje,

Policia arreston babë e bir për dhunë në familje

Në pranga përfunduan Elton Merlika dhe djali i tij Ameldi Merlika, ndërsa u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Njoftimi


Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje. Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 44-vjeçari.

Vihet në pranga dhe djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion luftarak.Menjëherë pas njoftimit që morën për dhunë fizike dhe kanosje me armë zjarri, në një familje, në lagjen “Derede”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “On Time”, u parandaluan ngjarje të mundshme kriminale në këtë familje, duke arrestuar shtetasit E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç (babë e bir), të cilët dyshohet se kanë ushtuar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre dhe i kanë kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje, shtetasi E. M.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme