Kronika 27 April 2026, 10:51 Nga VNA

Kreu i SPAK, Braho: Sulmet politike ndaj nesh inkurajojnë krimin

Ndaje në Whatsapp

Kreu i SPAK, Braho: Sulmet politike ndaj nesh inkurajojnë krimin

Kreu i SPAK, Klodian Braho është duke raportuar përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025.

Ai u pyet se çfarë e shqetëson Prokurorinë e Posaçme në lidhje me politikën. Kreu i SPAK tha se edhe pse në vetvete sulmet e tilla nuk përbëjnë rrezik, ato inkurajojnë krimin, i cili e konsideron strukturën të pambrojtur.

Deklarata e plotë:

Klodian Braho: Në kuptimi i drejtë i asaj është që pikës që kemi ngritur është që retorika politike nuk përbën në vetvete një kërcënim. Është thjesht një retorikë politike. Dhe për të kuptuar se kur duhet të jetë shqetësuese, ne kemi ilustruar rastin se kur. Pra është qetësuese në qoftë se kjo retorikë do shënohet me një situatë të ndryshimeve ligjore që mund të shënojnë kompetencat apo pavarësinë e institucionit.

Konstatoj që nuk ka ndonjë situatë të tillë për momentin dhe është thjesht një argumentim për të kuptuar se kur një retorikë është problematike dhe kur nuk është. Po kështu kemi sjellë dhe në vëmendje faktin që retorika edhe pse në një rast nuk është problematike në mënyrë direkte por zgjon dhe mund të shërbejë si shkak për të rritur agresivitetin ndaj së paku nga krimi i organizuar, sepse krijohet perceptimi që ky institucion është tashmë i pambrojtur dhe sigurisht mund të lindin mendime të tjera nga ajo nga personat që përfshirë këtë fenomen .

Nëse ne do kemi ndonjë situatë të tillë, do hasemi me drafte apo projekte ligjore, patjetër që ne do ta bëjmë publik zërin tonë, ashtu siç ne mendojmë kur është i duhur dhe kur nuk është i duhur dhe patjetër që këto ndihmë apo shqetësime dhe ja përcjelljen dhe *Këshillit Lartë të Prokurorisë.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme