Kronika 8 October 2025, 09:13 Nga VNA

Gara për kreun e SPAK, zbulohen 4 kandidatët, mes tyre një grua

Ndaje në Whatsapp
Gara për kreun e SPAK, zbulohen 4 kandidatët, mes tyre një grua

Sot, data 8 tetor është afati i fundit për prokurorët e SPAK që të paraqesin kandidaturat për të marrë frerët e institucionit pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Burime pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë bëjnë me dije se deri më tani kanë shprehur interes prokurorët Klodian Braho që ka hetuar dosjen 5D apo Toyota Auris, Adnand Xholi që ka hetuar bossë të krimit dhe ka goditur disa organizata kriminale, si dhe Elvin Gokaj që ka hetuar kryesisht çështje që lidhen me ish-zyrtarët e lartë, siç është dosja Buka sha me të pandehur ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Në garë për herë të parë për mandatin e tretë për kreun e SPAK është edhe një grua, Doloreza Musabelliu, e pagëzuar si “gruaja e hekurt”.

Musabelliu ka hetuar organizatën më të rrezikshme kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, ndërsa ishte në shënjestër për t’u vrarë nga Laert Haxhiu i bandës së Lushnjes. Deri në përfundim të orarit zyrtar mund të ketë të tjerë kandidatë në garë. Altin Dumani e dorëzon stafetën në mes të dhjetorit 2025.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme