Kronika 12 December 2025, 20:37 Nga VNA

Kosovë/Aksidenti ku humbën jetën dy gra shqiptare

Ndaje në Whatsapp

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në aksin Prizren–Suharekë, ku një makinë është përplasur me një kamion. Fatkeqësisht, si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona.

Viktimat janë Elizabeta Katija, 43 vjeç, një personazh i njohur në fushën e biznesit dhe drejtuese në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, si dhe Eorda Sinollari, 32 vjeç, konsulente dhe ish-gazetare me kontribute të çmuara ndër vite.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Në aksident është lënduar edhe drejtuesi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili po ashtu është dërguar për ndihmë mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e tyre.

Mjetet e përfshira në aksident janë “Mercedes GLE”, me targa shqiptare, e drejtuar nga Elizabet Katija (viktimë), dhe një kamion “Mercedes Atego”, i drejtuar nga Munish Grajçefci (i lënduar).

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kosovë/Aksidenti ku humbën jetën dy gra shqiptare

Kosovë/Aksidenti ku humbën jetën dy gra shqiptare

Kosovë/Aksidenti ku humbën jetën dy gra shqiptare

Kosovë/Aksidenti ku humbën jetën dy gra shqiptare

Kosovë/Aksidenti ku humbën jetën dy gra shqiptare

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme