Kronika 17 Prill 2026, 10:17 Nga VNA

Tenderi për supervizimin e tunelit të Llogarasë, SPAK: 10 vjet burg ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, i besuari i Ballukut

Ndaje në Whatsapp
Tenderi për supervizimin e tunelit të Llogarasë, SPAK: 10 vjet

SPAK shpall pretencën për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi dhe kërkon dënimin me 10 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet një e treta e dënimit. Si dënim plotësues u kërkua për t’i heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, një prej njerëzve më të besuar të Belinda Ballukut, akuzohet për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim; “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, gjashtë herë; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim, më shumë se një herë”.
Prokuroria kërkoi dhe konfiskim të pasurive të Berberit si dhe të disa shumave parash që iu gjetën gjatë kontrolleve në banesën e tij. Bëhet fjalë për 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 milion lekë. U kërkua dhe konfiskimi i pasurive të Berberit.
Për Erald Elezin, ish-administrator i KESH SPAK kërkoi dënimin me 1 vit e gjashtë muaj burgim dhe heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Të njëjtën masë dënimi kërkoi edhe për Gentjan Gjylin, ish-kreun e ARRSH-së.
Për të pandehurit e tjerë, Ervis Lami, Brunilda Buli, Genti Raça, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Adja Strazimiri, Gëzim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi dhe Valbona Pepa u kërkua përfundimisht dënimi nga punë në interes publik, deri tek vendosje në shërbim prove për 4 vite. Për zyrtarët u kërkua dënim plotësues heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
SPAK tha se Ervis Lami dhe Brunilda Buli kanë bashkëpunuar gjatë hetimit, ndërsa pretenca ishte 520 faqe për shkak të episodeve të korrupsionit.
Tenderi kryesor që dyshohet të jetë paracaktuar në këtë rast është ai i supervizimit të punimeve për tunelin e Llogarasë.
Berberi, Gjyli dhe Elezi janë po ashtu të pandehur bashkë me Belinda Ballukun, ish-zv.kryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Provat kundër Ballukut u zbuluan nga SPAK gjatë zbërthimit të celularëve të ish-vartësit të saj, Evis Berberi.

DOSJA E SPAK
Hetimi i procedimit penal nr.214/1 i vitit 2023 ka filluar kryesisht mbi bazën e referimeve të akteve nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Nga aktet e administruara, janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ndërsa në një procedurë prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave, konkretisht:
Procedurat kryesore të prokurimit të hetuara:

Menaxhimi dhe koordinimi i projektit GOAL – 29,800 euro
Studim fizibiliteti për kulla karikimi për makina elektrike – 68,750,000 lekë
Projektim i detajuar për kulla karikimi – 62,083,333 milionë lekë
Standarde ndriçimi urban e rrugor – 12,500,000 lekë
Rruga “Smart City” – 82,499,604.17 lekë
Mbikëqyrje e punimeve për tunelin e Llogarasë – 196,240,667.53 lekë
Supervizim mirëmbajtje rrugore – 46,021,230.02 lekë
Supervizim shtesë i segmenteve rrugore – 55,225,031.5 lekë
Nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesat e të pandehurve; Evis Berberi, Valter Begaj dhe Ervis Lami, aparateve celularë, pajisjeve kompjuterike, kryerjes së veprimeve hetimore në vijimësi të këtij hetimi, ka rezultuar se i pandehuri, Evis Berberi është pronar de facto i shoqërisë “DAAM” sh.p.k. Për të fshehur gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie, në vitin 2019 e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Gjatë kohës kur i pandehuri, Evis Berberi e ka tjetërsuar fiktivisht pronësinë e shoqërisë së tij, “DAAM” sh.p.k, ndërsa ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, është evidentuar fakti se:
• Ai menaxhonte, kontrollonte dhe përdorte të ardhurat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k, për shpenzime private të tij. Është evidentuar interesi i ndërsjellë financiar mes të pandehurve Evis Berberi dhe Valter Begaj, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për identifikimin e procedurave të prokurimit të planifikuara për t’u zhvilluar, në interes të përfitimeve reciproke mes tyre.
• Gjatë kësaj kohe të pandehurit, Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, raportonin vazhdimisht për ecurinë e aktivitetit tregtar të shoqërisë tek i pandehuri, Evis Berberi, i cili ishte personi që vendoste në lidhje me përdorimin e fondeve të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.
• I pandehuri Evis Berberi ishte personi që vendoste për marrjen në punë dhe caktimin e pagës të punonjësve të shoqërisë, “DAAM” sh.p.k, si dhe për marrjen e liçencave profesionale për projektim dhe mbikëqyrje, në funksion të ushtrimit të aktivitetit tregtar të saj.
• I pandehuri Evis Berberi është informuar në mënyrë të vazhdueshme për investimet e bëra nga shoqëria “DAAM” sh.p.k, në pasuri të paluajtshme.
• I pandehuri Evis Berberi kishte të drejtë veprimi në llogaritë bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, të cilat i ka kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka bërë tërheqje në cash.

Nga aktet e administruara rezulton se i pandehuri Evis Berberi, ka vepruar në procedurat e prokurimit të mësipërm, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në një rast tjetër, në cilësinë e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave, ka favorizuar dhe krijuar privilegje për shoqërinë pjesëmarrëse dhe fituese në këto procedura prokurimi, shoqërinë “Net Group” sh.p.k, në pronësi të të pandehurit Valter Begaj, ku në gjashtë prej këtyre procedurave të prokurimit, i pandehuri Evis Berberi ka kërkuar dhe marrë nga të pandehurit, Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, përfitimin e parregullt në vlerën 77,380,973 lekë.

Për transferimin e këtyre vlerave të korrupsionit, nga ana e të pandehurit, Evis Berberi, në bashkëpunim me të pandehurit, Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, është ngritur mekanizmi i veprimit përmes faturave fiktive, mes shoqërisë “Net Group” sh.p.k dhe “DAAM” sh.p.k, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, të transferimit dhe zhvendosjes së tyre, që përbëjnë “përfitim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit të sipërcituara, janë evidentuar fakte për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të anëtarëve të komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë “Net Group” sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara, në dokumentet standarde të tenderit, veprime të kryera në shkelje të rregullave të prokurimit publik, me qëllim krijimin e favorizimeve dhe privilegjeve në shtatë procedura prokurimi, për shoqërinë “Net Group” sh.p.k., në një rast tjetër, për shoqërinë “EuroElektra” sh.p.k.

Në këto procedura prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka vepruar në bashkëpunim me persona zyrtarë të tjerë të autoritetit kontraktor, anëtarë të komisionit për secilën procedurë konkrete, të pandehurit; Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha, Valbona Pepa.

Nga hetimi është evidentuar fakti tjetër penal i falsifikimit të dokumentacionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, pasi rezulton se nuk është kryer dhe administruar në kohën e duhur dokumentacioni që duhej të mbahej nga anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, të pandehurit Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, por që provohet se procesverbalet e testimit të tregut dhe procesverbali i miratimit të dokumenteve standarde të tenderit janë përgatitur pas përfundimit të procedurave të prokurimit, veprime të kryera në tre raste.

Nga hetimi është evidentuar fakti tjetër penal i falsifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga shoqëria “Net Group” sh.p.k, në tre procedura prokurimi, për të plotësuar kriteret e dokumenteve standarde të tenderit, siç janë kontrata bashkëpunimi për katër inxhinierë që duhet të kryenin shërbimin, si dhe deklarata mbi disponueshmërinë e stafit të konsulentit.

Nga hetimi është evidentuar fakti se shoqëria “Net Group” sh.p.k, gjatë zbatimit të kontratave të fituara në këto procedura prokurimi, ka përfituar në sajë të paraqitjes së dokumentacionit fiktiv tek autoriteti kontraktor, si raporte, situacione, etj, të cilat rezultojnë se përmbajnë të dhëna të rreme në përmbajtje të tyre, përsa i përket realizimit të shërbimit, i cili nuk është realizuar, në vlerën 80,010,058 lekë.

Video

Ish-kandidati për deputet, Aulon Kalaja, është lënduar pas ndërhyrjes së policisë. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Edhe deputeti i PD, Klevis Balliu, ka mbetur i lënduar pas ndërhyrjes së policisë.

Fëmijët e Sali Berishës, Argita dhe Shkëlzeni kanë qenë sot të dy të pranishëm në protestën e opizitës.

Momenti kur policia arreston një protestues.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme