Kronika 29 April 2026, 11:42 Nga VNA

Kontrollet për dosjen Balluku, në sitën e SPAK djali i tezes së ish-zv.kryeministres

Ndaje në Whatsapp
Kontrollet për dosjen Balluku, në sitën e SPAK djali i tezes

Mired Reci, djali i tezes së Belinda Ballukut, është një prej personave që i është nënshtruar kontrolleve nga SPAK në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Referuar të dhënave të Open Data, Reci rezulton ortak me 49% të aksioneve në dy kompani: “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk. Ndërsa ortaku tjetër është Meland Qirko, kunati i zv.kryeministres Balluku. Ky i fundit është i martuar me motrën e Ballukut, Pamela Qirko.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e Recit mësohet se janë sekuestruar shumë dokumente dhe i është marrë edhe celulari. Kontrollet janë kryer në disa zyra e banesa. Balluku është duke u hetuar për abuzime me tenderat e rrugëve.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme