Kronika 30 January 2026, 18:45 Nga VNA

Kontrollet e SPAK te “Evita”, kompania e Klodian Allajbeut që ka “monopolizuar” buxhetin e shëndetësisë

Ndaje në Whatsapp

Kontrollet e SPAK te “Evita”, kompania e Klodian Allajbeut që

Me urdhër të SPAK, kompania “Evita” e biznesmenit Klodian Allajbeu i është nënshtruar një kontrolli, në kuadër të një hetimi. Ndonëse nuk janë dhënë më shumë detaje se për cilën çështje bëhet fjalë, kjo kompani është një nga subjektet që ka “monopolizuar” buxhetin e shëndetësisë, që nga tenderat e deri te koncesionet, të cilat u kanë kushtuar miliona euro qytetarëve shqiptarë.

VNA ka raportuar herë pas here për tenderat e fituar nga kjo kompani me procedura që ngrenë hije dyshimi, duke skualifikuar nga gara konkurrentët e tjerë me oferta më të arsyeshme, për t’ia dhënë tenderin subjektit “Evita” sh.p.k.

I fundit ishte ai i para dy ditëve, ku kompania e Allajbeut u shpall fituese edhe në tenderin prej 1.6 miliardë lekësh për blerjen dhe furnizimin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut me materiale laboratorike që përdoren për kontrollin e gjakut dhe zbulimin e viruseve infektive. Edhe në këtë procedurë, “Evita” e fitoi tenderin me ofertën sa 99.9% e vlerës së tij, ndërsa konkurrenti tjetër, i cili kishte kërkuar 51 milionë lekë më pak, u skualifikua nga gara.

Por ky nuk është i vetmi rast. Në fund të nëntorit 2025, me të njëjtën metodë, kompania e Allajbeut u shpall fituese edhe në tenderin prej 750 milionë lekësh për blerjen e materialeve mjekësore për shërbimin e kardiokirurgjisë për 24 muaj. Edhe në këtë prokurim, konkurrenti tjetër që kishte kërkuar 120 milionë lekë më pak u skualifikua nga gara, për t’u shpallur “Evita” fituese me ofertën sa 88.1% e vlerës së tenderit.

Këto procedura u shtohen rasteve të mëparshme, ku kompanisë në fjalë i janë dhënë kontrata nga shteti pa konkurrencë reale, duke ngritur dyshime për favorizim të saj. Sipas të dhënave të përpunuara nga “spending.data Albania”, kompania “Evita”, që kur ka shtrirë hegjemoninë në tregun e tenderave të ilaçeve, përmes tenderave publikë ka përfituar së paku 40 milionë euro.

Megjithatë, tenderat janë asgjë përballë dy koncesioneve që “Evita” ka menaxhuar, si ai i Hemodializës dhe i Laboratorëve. Pak më shumë se një vit pas krijimit si kompani, në vitin 2016, shoqëria me kapital fillestar minimal arriti të siguronte një prej katër kontratave koncesionare në sektorin e shëndetësisë, atë të Hemodializës, me kosto që shkuan deri në 84 milionë euro.

Një vit më vonë, “Evita” ishte një nga fitueset e kontratës koncesionare të “Laboratorëve”, me fond 130 milionë euro. Në total, dy koncesionet janë në vlerën 214 milionë euro, të cilat nuk ofruan as shërbimin minimal për pacientët.

Në korrik të vitit 2016, dy pacientë që po merrnin dializë vdiqën dhe një infermiere u asfiksua, ndërkohë që ambienti ku ndodheshin u përfshi nga flakët. Lajmi u zhduk nga media dhe bashkë me të edhe hetimet. E njëjta situatë ndodh edhe me koncesionin e Laboratorëve, ku numri i analizave është i kufizuar dhe pacientët detyrohen t’i kryejnë ato në privat.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të dalë nga kontrollet e SPAK dhe për cilin rast është nën hetim kompania e Allajbeut, e cila ka përfituar miliona euro nga buxheti i shqiptarëve dhe që sërish përballen me një shërbimin shëndetësor skandaloz.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme