Kronika 25 October 2025, 10:35 Nga VNA

Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit ku ndodhet Erion Veliaj, sekuestrohen telefona në qeli

Ndaje në Whatsapp
Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit ku ndodhet Erion

Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar sot një kontroll të befasishëm në burgun e Durrësit, ku janë sekuestruar pesë telefona iPhone, të ndaluar brenda institucionit.

Telefona u gjetën të fshehura në dyert e dusheve, në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1, një ambient i përbashkët për të burgosurit. Burime nga burgimi bëjnë me dije se aparatet dyshohet t’u përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi.

Kujtojme qe ne burgun e Durresit ndodhet edhe ish kryetari i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Njoftim për shtyp

Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.

Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.

Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.

Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I.

Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme